Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Tre vrasje kanë ndodhur brenda 24 orëve duke e përgjakur muajin tetor . Vetëm mëngjesin e një dite më parë u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Besnik Hida, daja e Zamir Latifit, të vrarit gjatë ngjarjes së quajtur si ‘masakra e Lushnjes’. Teksa po pinte kafe, gjysmë ore pasi kishte takuar të atin e nipit të tij të ndjerë, Fatos Latifin, Hida u vra në një distancë mjaft të afërt nga dy persona të maskuar. Një pjesë truri iu gjet 20 metra larg krimit dhe pas mbeti currili i gjakut që lau katin e dytë të lokalit dhe kulloi deri poshtë.
Vrasja dyshohet se është kryer nga e njëjta dorë që akuzohet për masakrën e Lushnjës, ku më 11 shtator 2017, u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi nga Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Burime për Dosja.al bënë me dije se ekzekutimi i 40-vjeçarit Hida dyshohet të jetë kryer nga ky grup, i cili njihet si grupi rival i bandës së të fortit të Lushnjes, Aldo Bare. 24 orë pas vrasjes, ende asnjë i arrestuar. Policia njoftoi sot vetëm se ka sekuestruar pasurinë e Julian Sulos, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rival i Aldo Bares.
Vrasja në Klos, për një gardh u shuan burrat e një familjeje
Por pa u mbyllur dita e djeshme, rreth orës 14:33 të pasdites Sali Dakuçi i mori jetën vëllait të tij, Kujtim Dakuci dhe nipit 19-vjeçar, Flogert Dakucit. Më pas autori i krimit të dyfishtë qëlloi edhe veten me armë zjarri duke shënuar tre viktima në Klos. Ngjarja e rëndë erdhi pas një sherri në familje për gardhin që do të ndante 20 cm tokë. Dy vëllezërit Sali dhe Kujtim Dakuci kishin 6 vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, ku mollë sherri mes tyre ishte bërë një gardh.
Sherre mes dy vëllezërve kishte pasur edhe 9 vite më parë, kur pas një debati për pulat, autori i krimit të djeshëm kishte goditur nusen e vëllait, njërit prej viktimave, Minushe Dakucin. Sherri për pulat i ka çuar në gjyq dy vëllezërit, por tensioni mes dy familjeve një ditë më parë arriti kulmin, kur Sali Dakuci rrëmbeu armën, vrau vëllain, nipin dhe më pas veten.
Ngjarjet e rënda nuk mbarojnë me kaq…
Pas dy vrasjeve me katër viktima, vjen e pesta. Ditën e sotme, në orën 16:15 është qëlluar për vdekje 34 vjeçari Eri Zefi. Vrasja ka ndodhur në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.
Zefi është gjetur i mbuluar në gjak dhe i hedhur në një kanal nga banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk ka një pistë hetimi. 24 orët e fundit janë mbyllur me tre vrasje që kanë shënuar pesë viktima njëra pas tjetrës. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje të rënda, apo edhe reagim nga Policia e Shtetit, lidhur me sigurinë, masat e marra, dhe me kontrollet për armët e zjarrit që qarkullojnë pa leje nga Instagrami në rrugë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kodër Kamëz. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i ci...
BELGJIKË– Albert Veliu, ose i njohur si Babalja, pritet që të ekstradohet nga Belgjika. Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga au...
TIRANË- 1 vajzë dhe dy gra kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi kanë tentuar të vjedhin një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit”.Ato kan...
GREQI- Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës, i cili vepronte kryesisht në zonën e Janinës.Mediet greke raportojnë s...
VLORË- Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Xhyherinë në Vlorë, duke rrezikuar banesat përreth. Burime për Dosja.al bëjnë me dije si pasojë e ...
TIRANË– Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u m...
LUSHNJE– Julian Sulos i janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia një shumë parash prej 70 mijë euro një makinë me vlerë rreth 100 000 euro. Sipas policisë dys...
Tiranë- Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, Agron Hetoja. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me propozim t...
Lushnje- Julian Sulos, i njohur nga të gjithë si me nofkën Juli i Pashakos, i janë sekuestruar nga Policia një shumë parash prej 70 mijë euro një makinë me vler...
TIRANË– Dy gazetaret Anila Basha dhe Rudina Xhunga kanë pasur një debat me njëra tjetrën. Dosja.al mëson se arsyeja e sherrit mes dy gazetareve është...