LIVE UPDATES
Politike

Skandali për të moshuarin që u la 70 ditë në morg/ Meta: Është e papranueshme! Qeveria të veprojë 

24 Mars 2021, 17:09 Nga DOSJA
Skandali për të moshuarin që u la 70 ditë në morg/

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me skandalin në spitalin e Vlorës, ku viktima u la 70 ditë në morg.

Kreu i shtetit, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se një situatë e tillë është e papranueshme, sakaq i ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë institucioneve në varësi të saj, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e situatës pandemike, të koordinohen, dhe t`u përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve dhe të afërmve të tyre të prekur nga COVID-19.

Meta, ndër të tjera, thotë se do angazhohet me të gjitha energjitë e tij që të mos lejojë që  ngjarje tronditëse e të dënueshme që të ndodhin në Shqipërinë e vitit 2021.

POSTIMI I PLOTË: 

E kam ndjekur me shumë vëmendje dhe tronditje të thellë denoncimin e rëndë, të bërë publik fillimisht në emisionin investigativ “Boom”, të familjarëve të qytetarit të ndjerë Luan Zeqiri, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Sipas familjarëve, shtetasi Luan Zeqiri ishte shtruar në datën 27 dhjetor 2020 në spitalin e Vlorës dhe kishte ndërruar jetë në datën 6 janar 2021 në një prej spitaleve COVID në Tiranë. Sipas tyre trupi i pajetë është mbajtur në morg prej 70 ditësh dhe vetëm pas denoncimit në media dhe insistimit të tyre është tërhequr prej andej vetëm pak ditë më parë. Nga 27 dhjetori 2020 deri më 18 mars 2021, familjarët nuk janë informuar për humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por sa herë kanë vizituar spitalin e Vlorës gjatë kësaj periudhe për t’u interesuar për gjendjen e tij, kanë dorëzuar aty edhe ushqime për të. Më pas familjarët janë sorrollatur sa në Vlorë e në Tiranë, duke mos u informuar mbi vendodhjen e tij, aq më keq, që i ndjeri Luan Zeqiri kishte ndërruar jetë. Kam pritur nga institucionet përgjegjëse të reagonin me transparencë për këtë denoncim tronditës, por konstatova me keqardhje mungesën e një përgjigjeje shteruese publike. Nuk ka asnjë justifikim, as ligjor, e aq më pak njerëzor për këtë rast, që është treguesi më i shëmtuar dhe antihuman i keqmenaxhimit të situatës pandemike dhe mënyrës së funksionimit dhe koordinimit të sistemit shëndetësor në tërësi. Kur një qytetar që ka ndërruar jetë, mbahet për 70 ditë në morg, pa njoftuar familjarët e tij, atëherë çfarë mund të mendojmë të ketë ndodhur me saktësinë e të dhënave të raportuara të pandemisë?! Për këtë ngjarje të rëndë, nuk ka asnjë justifikim, pasi shteti i ka të gjitha mekanizmat për të përmbushur detyrimet e tij.Ky rast alarmant dhe i dënueshëm ligjërisht, duhet të verë menjëherë në lëvizje jo vetëm institucionet e përfshira për të kryer një hetim të thelluar administrativ, por më së pari organin e Prokurorisë, që si President i Republikës, i bëj thirrje të fortë të nisë pa vonesë hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve të personelit mjekësor dhe administrativ, që ka qënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe të vërë para përgjegjësisë këdo, që ka vepruar në shkelje të ligjit. Gjithashtu, i bëj thirrje stukturave përgjegjëse spitalore apo të mjekësisë ligjore, t’i vendosin në dispocion familjarëve, pa zvarritje të mëtejshme, të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Duke e falënderuar emisionin investigativ “Boom” dhe median në përgjithësi për rolin e rëndësishëm, që po luan në këtë periudhë pandemie, u bëj thirrje Qeverisë dhe të gjithë institucioneve në varësi të saj, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e situatës pandemike, të koordinohen, të bashkëpunojnë, të asistojnë dhe t`u përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve dhe të afërmve të tyre të prekur nga COVID-19, të veprojnë me transparencë dhe mbi të gjitha me humanizëm. Është e papranueshme dhe do angazhohem me të gjitha energjitë e mia të mos lejoj më të tilla ngjarje tronditëse e të dënueshme që të ndodhin në Shqipërinë e vitit 2021.

Rasti i rëndë u bë publik dy ditë më parë në emisionin ‘Boom’.   I moshuari mësohet se kishte qëndruar në morg për 70 ditë, ndërkohë që familjarët e dinin që është gjallë.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës