LIVE UPDATES
Politike

Skeda e pasurisë së Ditmir Bushatit

18 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
Skeda e pasurisë së Ditmir Bushatit

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018. Bushati është diplomuar në Fakutetin e Drejtësisë në vitin 1999 si dhe kreu studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në universitetin e Leidenit në Holandë.

Përpara përfshirjes në politikë, Bushati ka qenë aktivist i shoqërisë civile si dhe ka drejtuar Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Ai është emëruar në detyrën e parë publike në vitin 2004 si drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Në vitin 2009, Bushati u zgjodh deputet për qarkun e Tiranës nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa mori një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2013. Aktualisht, Bushati është i dërguari special i Shqipërisë në OSBE.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ditmir Bushati nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga viti 2004 deri në vitin 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Ditmir Bushati nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 44.7 milionë lekëve.

Z.Bushati zotëron familjarisht likujditete bankare prej gati 24 milionë lekësh dhe pasuri të patundshme prej 20.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 78.4 milionë lekë, me burim kryesor të ardhurat e bashkëshortes nga konsulencat dhe puna kërkimore në 62% të totalit. Të ardhurat nga paga e Z. Bushati janë në masën 24%, ndërsa rreth 6% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, ku njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Si subjekt deklarues, Ditmir Bushati ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2007 deri në vitin 2010, kur rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në deklaratën e vitit 2010, Bushati dhe bashkëshortja e tij deklarojnë si shtesa asetesh dy apartamente me vlerë rreth 80 mijë euro, një automjet prej 7500 eurosh dhe likujditete bankare prej rreth 16 mijë dollarë dhe 17 mijë euro, me burim të ardhurat nga puna dhe konsulenca së bashku me bashkëshorten.

Ndryshe nga ç’kërkohet në formular, Z. Bushati nuk i ka deklaruar të ardhurat e plota të siguruara gjatë tre viteve të shkëputjes nga funksioni publik, duke rezultuar me balancë negative prej 15.2 milionë lekësh për shtesën e aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 20 mijë eurosh, e cila ka shërbyer si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti në vitin 2013 në vlerën e 110 mijë eurove.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati pasuria e ditmir bushatit ditmir bushati pasuria e ditmir bushatit


Sondazh

Poll
Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet