“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
“Peng i oligarkëve” /Rama përdor Topallin kundër Bashës, ish-kryeparlamentarja ka një përgjigje: Kujdes! Ata të tre j
18 Janar 2021, 06:48Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish dje ka përdorur videon e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai postoi në Instagramin e tij një video të shpërndarë nga Topalli, teksa Basha ishte duke dhënë një intervistë për një nga televizionet më të ndjekura në vend.
Por ripostimi që i është bërë duket se nuk e ka “kënaqur” demokraten, e cila i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë, por sërish nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashës.
“Vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën. Unë këto ditë argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhë opozitar) që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashë sic kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË,“-shkruan Topalli.
Çfarë po ndodh? Kjo është videoja e dytë që Rama publikon nga Topalli? Mos vallë numri një i qeverisë ka “frikë” nga konkurenca e saj në zgjedhje dhe po përpiqet që ta “shesë” si aleaten e tij apo ka diçka tjetër? Pyetja shtrohet a është vetëofruar ‘zonja e hekurt’ për t’u përdorur? Mbetet e gjitha për t’u parë, edhe më pak se katër muaj kanë mbetur.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...
TIRANË– Senida Mesi u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe qëndroi në detyrë deri në dhjetor...
TIRANË- Ambasadorët e vendeve të huaja kanë shëtitur nëpër Tiranë ditën e sotme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ambasadorin italian Fabrizio B...
TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu shkruan se shumë la...
TIRANË– Artemis Malo, deputetja e Partisë Socialiste ka sulmuar hapur gazetarin Marin Mema pas publikimit të një dokumentari që ky i fundit ka bërë për Dro...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar tre aktivistë nga Kosova, të cilët u vranë në Gjermani në 1982. Në një postim në Facebook, Meta ka postuar shkrimin...
SHBA– Një shqiptar ka parë kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe e ka filmuar atë, siç shihet edh...
TIRANË– Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në kuadër të 30-vjetorit të themel...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nis nesër, më 18 janar, punimet për vitin 2021. Në një njoftim për mediat në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është bër...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë udhëheqësit fetarë në Shqipëri.Në një status në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se udh...