LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema “fiktive” e rimbursimit për COVID, nga 9.8 mln Euro u shpenzuan vetëm 242 mijë Euro

10 Mars 2022, 08:49 Nga DOSJA

Esmeralda Keta

Miliona eurot e vëna në dispozicion për rimbursimin të recetës COVID-19 nuk u shfrytëzuan me efikasitet duke nxjerrë në pah një skemë “fiktive” mbështejeje. Nga 9.8 mln Euro të vëna në dispozicion, u shpenzuan vetëm 242 mijë Euro, ose 1 e 40-a e fondit, duke bërë që shqiptarët të jenë të parët në Evropë për shpenzimet nga xhepi në përballimin e COVID -19. Pacientët që e kaluan në shtëpi Covid-in, shpenzuan mesatarisht 800 euro për barna, ndërsa në rastet e trajtimeve jashtë vendit kostot arritën deri në 100 mijë Euro. Paradokasalisht rimbursimi nga shteti ishte mesatarisht 33 euro.

————–

“Nga sot rimbursim 100% të trajtimit ambulator për pacientët me COVID – 19, do trajtohen të siguruarit dhe të pasiguruarit” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në nëntor 2020. Ditën që hyri në fuqi VKM-ja e cila merrte përsipër mbulimin e shpenzimeve për pacientët covid në kushte shtëpie, Manastirliu shpjegoi se vlera e rimbursimit e paketës së barnave për të dy skemat e mjekimit ishte 125 dollarë dhe fondi total 9.8 mln Euro.

Por të dhënat e sigurura nga “Raporti i monitorimit për zbatimin e buxhetit të shtetit për rimbursimin e lidhur me COVID-19 dhe investimet në pajisje mjekësore, për periudhën janar-gusht 2021” i përgatitur nga “Together for Life” dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD), i cili pritet të publikohet së shpejti, zbulojnë se kjo skemë ka gjetur zbatim minimal dhe nuk ka qenë efektive. Si pasojë shpenzimet nga xhepi të pacientëve shqiptarë që u përballën me COVID- 19, ishin më të lartat në rajon dhe zonën Euro.

“Nga të dhënat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor kanë përfituar nga rimbursimi rreth 7,349 të infektuar me COVID-19 ose vetëm 5 % e pacientëve të infektuar për periudhën në referim, ndërkohë që deri më 31 gusht 2021, raportimet zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregojnë për 146 mijë persona të infektuar me COVID-19” – thuhet në raport. Krejt minimale është edhe vlera e recetave të rimbursuara nga nëntori i vitit 2020, deri në fund të gushtit 2021 që arrin në 242 mijë Euro, shumë kjo që përbën vetëm 2.5% të fondit total prej 9.8 mln Euro të vënë në dispozicion për këtë qëllim.

“Shuma mesatare e rimbursuar për pacient nga paketa e rimbursimit është 4,039 lekë ose 33 Euro” – thuhet në këtë raport, ndërkohë që nga një monitorim i mëparshëm ka rezultuar se shpenzimet e pacientëve shqiptarë ishin mesatarisht 100 mijë lekë të reja.

Më konkretisht, për periudhën nëntor-dhjetor 2020 u rimbursuan 1,708 pacientë me një vlerë totale prej 51.2 mijë Euro, ose 30 Euro për pacient. Për 4 mujorin e parë të vitit 2021 (janar-prill), që përkon dhe me valën e dytë agresive të pandemisë, e cila kulmoi në periudhën shkurt-mars, janë rimbursuar gjithsej 5,475 pacientë, me një vlerë totale prej 183 mijë Euro dhe vlera e rimbursimit të një recete ishte 33 Euro.

Në 4 mujorin e dytë të vitit 2021 (maj-gusht), kur pandemia filloi të zbehej, numri i pacientëve të rimbursuar ra ndjeshëm, në vetëm 196 të tillë, me një total prej 8 mijë Euro, ose 41 Euro për pacient. Dukshëm vlera e rimbursimit është shumë larg shpenzimeve reale të një familjeje shqiptare për trajtimin e Covid 19.

Bajrami, pensionist nuk u fut fare në skemën e rimbursimit.

“Gjithçka ndodhi shpejt e shpejt, u përkeqësova menjëherë dhe ishte e pamundur të ndiqja sistemin e referimit. Vajta menjëherë tek Dispanceria nga ku rezultoi se sëmundja më kishte prekur mushkëritë. As nuk ia vlente të shkoja për rimbursim, sepse ata vetëm vitaminat rimbursojnë” – thotë Bajrami, i cili e trajtoi sëmundjen me paratë që i dërguan djemtë.

“Jemi të kënaqur me kaq, pasi ne e kaluam të dy njëkohësisht me bashkëshorten. Kemi miq e moshatarë tanët që kanë shpenzuar nga 1 mln (të vjetra) për person” – na thotë Bajrami i cili tashmë e ka marrë veten plotësisht.

Gazmend Koduzi, mjek që ka punuar për shumë vite në shërbimin parësor, e konsideron rimbursimin e recetave COVID-19, jo vetëm një proces të nisur shumë vonë, por edhe krejt modest për vlerën e rimbursimit që ofroi.

“Vlera e rimbursimit ishte shumë e vogël, mesatarisht 3 mijë lekë për person. Skema më e mirë dhe që do të mbështeste realisht qytetarët që u përballën me këtë nevojë do të ishte: kontratë e FSDKSH me ofruesit privatë për testimin, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me COVID-19. Atëherë mund të konsiderohej një mbështetje e vërtetë”– thotë ai.

Rimbursimi përfshiu 2 terapitë e mjekimit, atë të fazës së lehtë që shoqërohet vetëm me vitamina, me vlerë 1,700 lekë dhe atë të fazës së mesme që përfshin vitaminat dhe antibiotikët në rastet kur i prekuri ka vatra pulmonic, me vlerë 10,900 lekë. Raporti, përqendrohet në paketën e rimbursimit të qeverisë për personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19, me simptoma të lehta ose mesatare. Përmes të dhënave të mbledhura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, fokus grupet dhe të dhënat e mbledhura nga doganat, evidentohet se numri i pacientëve të rimbursuar dhe shumat përkatëse janë shumë më të ulëta në krahasim me numrin e të infektuarve dhe shpenzimet reale të popullatës për të përballuar pasojat e pandemisë.

“Shpenzimet mesatare për një të infektuar ishin rreth 100 mijë lekë, ose rreth 25 herë më shumë se mesatarja e rimbursuar nga qeveria”- thuhet në raport.

Mijëra Euro për t’u trajtuar jashtë vendit

Eno Kanani, mjek në qendrën shëndetësore të Bushatit, u prek nga një formë e rëndë COVID-19, gjatë gushtit 2020.  Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe më 22 gusht miq dhe familjarë të tij hapën një llogari në “GoFundMe” ku kërkonin ndihmë për të dhuruar para për trajtimin e tij në Turqi.

Pas thuajse një muaji qëndrimi në një spital në Stamboll, fatura e shpenzimeve për doktor Eno Kananin, nga 15 mijë euro që ishte menduar në fillim u rrit në 40 mijë euro, një shumë kjo e papërballueshme për familjen e mjekut. Fatmirësisht, nga donacionet u mblodhën rreth 38 mijë Euro, duke i dhënë mundësi kësaj familjeje, që të mos zhytej në borxhe.

“Lutjet e shumë personave dhanë rezultatin e tyre, përmirësimin tim të mrekullueshëm. Një përshëndetje të gjithëve ju”– shkruante më 4 shtator nga aeroporti i Stambollit, Eno Kanani përkrah bashkëshortes së tij, teksa po ktheheshin në shtëpi.

Njësoj si Eno, qindra pacientë shqiptarë udhëtuan drejt Turqisë dhe Italisë për t’u trajtuar nga COVID -19. Trajtimi i tyre në spitalet jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht nga 50-100 mijë Euro, para’ të gjitha të paguara nga xhepat e tyre. Kjo e dhënë konfirmohet edhe nga raporti i monitorimit, i cili ka skanuar zbatimin e buxhetit të shtetit për rimbursimin e lidhur me COVID-19 dhe investimet në pajisje mjekësore, për periudhën janar -gusht 2021.

“Nga fokus grupet me pacientët rezultoi se shpenzimet për kurim jashtë vendit luhateshin nga 50-100 mijë Euro për person” – thekson raporti.

Për Gazmend Koduzin, pacientët shqiptarë shkuan jashtë dhe shpenzuan kursimet familjare, sepse në Shqipëri mungonin që nga medikamentet e duhura, kujdesi infermieror, ndërsa nnëpër pavione kishte dyndje të pacientëve në një dhomë pavarësisht nivelit të prekjes apo pasojave nga virusi Covid-19.

“Në Turqi gjetën protokolle moderne trajtimi, barnat e nevojshme, kujdesin infermieror, ndjekjen dhe rikuperimin pas daljes nga spitali (afërsisht 2 javë), ushqimin me kalori sipas nevojave të trupit dhe vendosjen në dhoma 1 ose 2 pacientë, sipas rëndesës” – argumenton Koduzi hemoragjinë e pacientëve për të gjetur shërim në spitalet jashtë Shqipërisë.

Shqiptarët, rekord në Europë për shpenzimet nga xhepi

Familjet shqiptare shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve për shëndetin në vitin 2020, me 28% në raport me vitin e mëparshëm. Ky nivel konsiderohet rekord në Europë, pasi është dy herë më i lartë sesa shteti i dytë në listë, që është Serbia me +12.9% shpenzime për shëndetin. Nga ana tjetër, në zonën Euro ky tregues ra me 5% për të njëjtën periudhë. Ky është një tregues indirekt i shpenzimeve të larta nga xhepi të familjeve shqiptare për përballimin e pandemisë.

Mesatarisht në shtetet e Bashkimit Europian, shpenzimet e njësive ekonomike ranë me 3.8 për qind.

 Përkundër mbështetjes sociale në vendet e BE-së, të dhënat e INSTAT tregojnë se në vendin tonë, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% për qind në vitin 2020, nga 4.3% për qind vitin e mëparshëm, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2007, kur raportohen të dhënat.

Në vlerë, shpenzimet mujore për shëndetin nga një familje u rritën me 28% për qind, duke arritur në rreth 4,500 lekë në muaj, duke shënuar sërish një nivel rekord që nga 2007-a, vit kur raportohen të dhënat. Në vitin 2020, shpenzimet totale mujore për shëndetin të 769 mijë familjeve në vend ishin 334 milionë Euro, ose rreth 72 milionë Euro më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo tendencë është një tregues indirekt se pjesa më e madhe e familjeve shqiptare u detyruan të rrisnin shpenzimet nga xhepi për përballimin e pasojave të pandemisë, ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që u mbështetën më shumë në sistemet shëndetësore publike.

Zgjidhja në këtë situatë ku është zhytur vendi ynë gjendet tek mbështetja e shtuar financiare për person ndaj të prekurve nga COVID-19 dhe lehtësimi i procedurave për përfitimin financiar.

“Sistemi shëndetësor do të vuajë pasojat e Long COVID apo Covidit të gjatë çka do të ndikojë në rritjen e barrës së të sëmurëve kronikë në vijim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duhet të vendosë në dispozicion burime shtesë financimi, më shumë burime njerëzore dhe të rrisë digjitalizimin në mjekësi në mënyrë që të mund të lehtësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të sëmurët dhe për të eliminuar radhën në qendrat shëndetësore” – sugjeron raporti i TFL.

Marrë nga Faktoje

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje