LIVE UPDATES
Aktualitet

750 mijë € dhe 2 pronat e biznesmenit Fishta, zbardhet DOSJA që prangosi botuesin Henri Çili, vëllai i të dashurës hyri

28 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
750 mijë € dhe 2 pronat e biznesmenit Fishta, zbardhet DOSJA që

TIRANEDosja.al zbulon skemën sesi botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili do të ndikonte tek gjykata e Lartë për të siguruar lirinë e Arbjon dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në vitin 2015 në Lazarat. Sipas të dhënave paraprake, burimet i thanë Dosja.al, se Çili kishte dakordësuar me Adil Alikon, babain e dy djemve të dënuar si pjesë e grupit të zjarrit për vrasjen e Ibrahim Bashës, se në këmbim të tokave dhe parave do të arrinte të ndikonte tek relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë. Emri i botuesit u zbulua pas nisjes së hetimit në muajin shtator 2019, për një grup nga Lazarati dhe përmeti, të cilët akuzoheshin për trafik dhe prodhim narkotikësh.

Një telefonatë e Gazmir Ajdinajt, vëllait të partneres së Henri Cilit, Pranvera Ajdinajt dhe Adil Alikos, babait të dy djemve është pika e nisjes së pazarit që përfundoi me arrestimin e mbi 12 personave. Në bisedat e përgjuara nga prokuroria e Përmetit, Adili i kërkon ndihmë Gazmirit, për lirimin e djemve, duke i qarë hallin se i kërkohej 1 milionë euro.

Në këtë moment, është kunati i Çilit që ndërhyn dhe ndërmjetëson një takim mes Alikos dhe Henri Çilin. Burime për Dosja.al sqaruan se takimi është zhvilluar më 7 dhjetor 2019 dhe biseda është përgjuar dhe filmuar nga prokurorët.

Aliko do t’i jepte Çilit një sasi prej 750 mijë euro, një pjesë nga të cilat do të jepej cash, dhe pjesa tjetër do të ishte pronë. Më 10 janar 2020,  Çili i ka dhënë një prokurë për të vepruar në emrin e tij, Betim Shkupit për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë, në pronësi të biznesmenit Sait Fishta, i cili dyshohet se ishte dakordësuar me Alikon që të hynte garantor tek Çili.

Gjithashtu, burime i sqaruan Dosja.al se pasi mori dy pronat, Çili ka falenderuar kunatin duke shtuar se do t’i jepte edhe shpërblim.

Ndërkohë që më datë 3 shkurt 2020, Çili ka kontaktuar me drejtorinë e Kadastrës Shkodër, që i ka kërkuar sa më shpejt të regjistrojë pronat. Pasi ka marrë paratë dhe pronat, Çili ka takuar një nga emrat më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, në një hotel në Tiranë, takim i përgjuar ky nga prokuroria.

Burimet gjithashtu shtojnë se Çilit i janë dorëzuar edhe 30 000 euro për të ndikuar në vendimin për Alikot, por edhe Feti Yzeirajn, një tjëër i dënuar me burgim të përjetshëm. Lazo Liko ka dalë në përgjime duke mbledhur 10 milionë lekë të vjetra për t’ja dhënë Gazmir Ajdinajt, i cili më pas do t’ja jepte Çilit. Liko, u arrestua kur do të jepte paratë. Në takimin me zyrtarin e Lartë të Drejtësisë, Çili i kërkon që Alikot të jenë një nga dosjet e para që do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adil aliko amarildo aliko arbjon aliko henri cili ilir korbi pranvera ajdinaj adil aliko amarildo aliko arbjon aliko henri cili ilir korbi pranvera ajdinaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet