Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHQIPËRI- Fondi total i pagave që bizneset japin për punonjësit e tyre do të pësojë ulje në intervalet 3.5-8,5 % thotë një studim i Bankës Botërore, i cili i ka përllogaritur humbjet në bazë të paketave të ndihmës të dhëna nga qeveria.
Në skenarin ku qeveria nuk do të kishte dhënë asnjë mbështetje fatura totale e pagave që japin bizneset këtë vit do të ishte 8.5% më e ulët se një vit më parë.
Në skenarin ku mbështetja nga qeveria do të ishte 50 për qind e fondit të pagave, humbjet do të shin 6.3%. Në skenarin e tretë ku supozohet se mbështetja e qeverisë është 90 % humbjet do të ishin 3.5 %.
Në total, aplikimi i një subvencioni prej 50% të pagave në të gjithë sektorët do të zvogëlonte humbjen vjetore të e pagave nga 3.9% në 2.0% (me mbyllje 3-mujore të ekonomisë).
Banka analizon se do të duhej një subvencion i konsiderueshëm për të kursyer më shumë nga humbjet, madje edhe me një subvencion 90% nuk do të pengonte humbjen vjetore me 1.5% në rast të masave izoluese për tre muaj.
Banka Botërore analizoi se subvencionet e ofruara në praktikë nga qeveria shqiptare mund të mos jenë të mjaftueshme për të zvogëluar humbjet afatshkurtra të pagave në sektorë me ndikim të lartë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, nga paketa e parë financiare, që parashikonte pagesa prej 26 mijë lekësh në muaj për tre muaj radhazi (mars-maj) kanë përfituar gjithsej rreth 65 mijë persona, të punësuar në gati 39 mijë subjekte të vogla. Shuma e akorduar për ta, përfshirë edhe dyfishimin e pagesave të papunësisë është 5.8 miliardë lekë.
Për paketën e dytë, që përfshinte katër masa (të punësuarit e tjerë të bizneseve të vogla që nuk përfituan nga paketa e parë; të punësuarit te biznesi i madh që ishin të mbyllur nga urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë; të punësuarit te biznesi i madh të larguar nga puna deri në 16 maj; Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, që ishin në listëpagesa)janë paguar gjithsej 172.4 mijë persona, për një vlerë prej 8.9 miliardë lekësh.
Në total, shuma e paguar për mbështetjen e biznesit për të dy paketat ishte 12.7 miliardë lekë, ndërkohe që fatura mujore e pagave e bizneseve është rreth 190 miliardë lekë sipas të dhënave të INSTAT.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e p...
SHQIPËRI-Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Turizmi patriotik nga Kosova, trojet shqipfolëse dhe emigrantët ia ka...
TIRANË- Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbas...
TIRANË– Sindikata Solidariteti ka paditur kompaninë Teleperformance për largimin kolektiv të punonjësve në degët e Call-Centerave. Në një reagim në F...
Kjo është lagjia e njohur si gjashta në Sarandë. Shumë banorë të saj gjatë verës lëshojnë dhoma me qera për turistët. Këtë vit kur pandemia ndikoi negativisht n...
Frika nga pandemia e COVID-19 ka ulur në mënyrë të ndjeshme frekuentimin e palestrave, sipas drejtuesve të këtyre qendrave në Tiranë, për shkak të rrezikut të i...
TIRANË– E keni menduar ndonjëherë të shikonit filma dhe seriale në Netflix pa shpenzuar para nga llogaria juaj? Shumë prej nesh e kanë dëshiruar diç...
ITALI– A do të jetë një dimër i mbushur me dëborë dhe me mot të ftohtë? Ndoshta po. Disa studiues që studiojnë ndryshimet klimatike, kanë zbuluar një anom...
Pandemia Covid -19 do të shtrijë efektet negative për dekada me radhe për shkak të humbjeve që individët do të përjetojnë nga cenimi i cilësisë arsimore.Humbjet...
Ndonëse virusi Covid-19 po vijon të shkaktojë mesatarisht 5-6 viktima në ditë, mosha mesatare e jetëve të humbura gjatë gushtit dhe ditëve të para të shtatorit ...