Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sindikata Solidariteti ka paditur kompaninë Teleperformance për largimin kolektiv të punonjësve në degët e Call-Centerave. Në një reagim në Facebook, Solidariteti njofton se Teleperformance ka larguar nga puna mbi 90 punonjës gjatë pandemisë dhe karantinës. Por situata sipas sindikatës ka vijuar që të jetë e njëjtë edhe pas përfundimit të karantinës.
REAGIMI I PLOTË I SINDIKATËS:
SINDIKATA SOLIDARITETI PADIT KOMPANINË TELEPERFORMANCE
Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 punëtorët e sektorit call center janë përballur me probleme të shumta. Fillimisht mungesa e informacionit, më pas problemet me zhvendosjen e punës në shtëpi, problemet me mospagimin e karantinimit të detyruar e deri tek largimet masive dhe të padrejta nga puna. Të gjitha këto fenomene janë denoncuar publikisht dhe janë kundërshtuar nga Sindikata Solidariteti.
Megjithatë, largimet kolektive nga puna nga ana e kompanive të ndryshme, përfshirë edhe kompanitë si Teleperformance e cila pretendon të jetë punëdhënës lider në sektor, ishin më të dëmshmet dhe problematiket në këtë periudhë. Që në javët e para të pandemisë, Teleperformance ka larguar nga puna mbi 90 punëtorë me argumentin e reduktimit të orëve të punës si pasojë e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të krijuar nga pandemia Covid-19, por me premtimin se do i thërrasë të rifillojnë punën me përfundimin e kësaj gjendjeje. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe e njëjta kompani ka punësuar mbi 60 punëtorë të rinj dhe ka bërë disa herë thirrje publike për aplikime për rekrutime të reja.
Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore më datë 23.06.2020, kompania vazhdoi të heshtë ndaj të larguarve nga puna duke e shkëputur kështu kontratën e punës në mënyrë të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara dhe në shkelje të procedurave të parashikuara nga Kodi i Punës për pjesën më të madhe të tyre.
Në këto kushte, dhjetëra punëtorë të larguar në mënyrë kolektive nga puna filluan procedurat për ngritjen e padisë ndaj kompanisë, duke kërkuar dëmshpërblimin e njohur nga ligji dhe kërkesën për rikthimin në punë. Sindikata Solidariteti ka organizuar një pjesë të këtyrë punëtorëve duke mundësuar ndjekjen e çështjes në gjykatë. Padia është dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe jemi në pritje të caktimit të datave për seancën e parë nga ana e saj. Sindikata do të publikojë gjithë ecurinë e këtij procesi dhe do të ndjekë nga afër edhe shumë punëtorë të tjerë që për arsye objektive nuk janë pjesë e kësaj padie kolektive. Prandaj ju ftojmë të bëheni pjesë e Sindikatës Solidariteti dhe t’i ftoni shokët e shoqet tuaja të bashkohen!
https://register.solidariteti.al/sq/?fbclid=IëAR3ËGsIvGFKAsMII_PaëiSj3aN5cPBPTErLrë1A-ËVgVh1xYEkjMc1i4hgQ
Skuadra Solidariteti
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kjo është lagjia e njohur si gjashta në Sarandë. Shumë banorë të saj gjatë verës lëshojnë dhoma me qera për turistët. Këtë vit kur pandemia ndikoi negativisht n...
Frika nga pandemia e COVID-19 ka ulur në mënyrë të ndjeshme frekuentimin e palestrave, sipas drejtuesve të këtyre qendrave në Tiranë, për shkak të rrezikut të i...
TIRANË– E keni menduar ndonjëherë të shikonit filma dhe seriale në Netflix pa shpenzuar para nga llogaria juaj? Shumë prej nesh e kanë dëshiruar diç...
ITALI– A do të jetë një dimër i mbushur me dëborë dhe me mot të ftohtë? Ndoshta po. Disa studiues që studiojnë ndryshimet klimatike, kanë zbuluar një anom...
Pandemia Covid -19 do të shtrijë efektet negative për dekada me radhe për shkak të humbjeve që individët do të përjetojnë nga cenimi i cilësisë arsimore.Humbjet...
Ndonëse virusi Covid-19 po vijon të shkaktojë mesatarisht 5-6 viktima në ditë, mosha mesatare e jetëve të humbura gjatë gushtit dhe ditëve të para të shtatorit ...
SHQIPËRI- Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore në 6 -mujorin e parë të vitit 2020 ra me 55 mijë e 367 persona në raport me fundin...
TIRANE- Aktori kosovar Çun Lajçi ndodhet në Tiranë ku prej ditësh ka nisur të dalë në shesh për të shitur librat e tij gjatë pandemisë, i shoqërua...
Në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë vijojnë të ketë një numër të lartë të të prekurve me Covid-19 që po marrin trajtimin e nevojshëm nga stafet mjekësore.Infek...
Tërmeti i 26 nëntorit do të kujtohet gjatë nga mijëra familje shqiptare, të cilat humbën shtëpitë, duke përjetuar ende një situatë shumë të vështirë. Mëngjes i ...