LIVE UPDATES
Politike

“Skënderbeut i Spiropalit të evitojë luftën civile”, Ish-kryebashkiaku i PS-së del kundra Ramës, fshin me urgjencë re

20 Qershor 2019, 06:47 Nga DOSJA
“Skënderbeut i Spiropalit të evitojë luftën

Vlorë- Ish kreu i Bashkisë së Selenicës, Ferdinand Aligjoni, i Partisë Socialiste ka dalë së fundmi kundër partisë së aderon dhe qeverisë Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se socialistët e vërtetë u braktisën nga Partia Socialiste.  “Socialistët e vërtetë u braktisën nga vet Rama, u hodhën në rrugë të madhe duke u inkuadruar brenda një rrethi sikur të ishin anonimë, e të papërfillshëm nga Partia e tyre e zemrës.”, shprehet ai.

Ai thekso më tej se  tashmë Rama ka si detyrim që të japë një zgjidhje për vendin që sipas tij të evitohet një luftë civile.

“Është detyrim i Skënderbeut të Spiropalit,ti jap zgjidhje e jo ZGJEDHJE,duke evituar një luftë të sigurt civile.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Flitet gjithandej për reforma, për arritje të qeverisë, për mbajtje të premtimeve e përmbushje të aspiratave, edhe atyre ndërkombëtare.
Por cfarë përfaqëson realisht kjo qeveri?
Mbi bazën e cfarë kriteresh u formësua?
Janë këto pyetje e dilema që bëhen cdo ditë, në cdo tavolinë a diskutim .
Në vecanti protagonistë të këtyre diskutimeve janë ata, socialistët e vërtetë.
Ata të cilët si besnikë të përhershëm të vetë partisë, lobuan për partinë, kontribuan, financuan kur partia ishte në udhëkryqin e fushatës elektorale, kur kërkonte mbështetjen dhe përkrahjen masive të popullit.
Besnikët e partisë dhe të vërtetët socialistë nuk hezituan t’ja atribuojnë gjithcka: mendësinë dhe shpirtin rezultatit final të forcës politike të zemrës.
Kontribuan për partinë, të vetmen parti tek e cila shpresonin se fitorja e PS-së do të sillte ndryshimin e madh, të shumëpritur nga kushdo.
Dhe ndryshimi erdhi, i sigurtë dhe rezultativ, por me shumë të papritura.
Rama, dikur, modeli frymëzues i cdo socialisti, erdhi në pushtet, me votën e shumicës dhe besnikërinë e socialistëve.
Premtoi shumë, teorikisht ofroi akoma më shumë, por realiteti serviri një tjetër panoramë.
Socialistët e vërtetë u braktisën nga vet Rama, u hodhën në rrugë të madhe duke u inkuadruar brenda një rrethi sikur të ishin anonimë, e të papërfillshëm nga Partia e tyre e zemrës.
Aktualiteti i pamohueshëm i vazhdimës së reformës socialistë kundër vet socialistëve, është zanafilla e revoltës së socialistëve të vjetër kundër kryeministrit Edi Rama, i cili me të drejt konsiderohet si iniciatori i shuplakës që j’u dha figurave të forta të PS-së dhe atyre që i ofruan gjithëcka kishin partisë.
Erdhi në pushtet, e siguroi timonin e qeverisjes, jo i vetëm, me të gjithë ata që kontribuan për fitoren e tij.
Por…kontributin j’ua shpërbleu në braktisje, lënie mënjanë e distancim të plotë.
A thua se nuk ishin po ata me të cilët kërkoi dhe siguroi fitoren?
Është e para herë kur vet modeli i liderit Rama ofroi shembullin e shpërbėrjes së partisë duke rikrijuar parti brenda partisë, me eksponentë të rinj, pa kurrëfarë lidhje a kontributi partiak, duke harruar të vërtetët socialistë.
Qeverisja e liderit Rama, krahas opozitës dhe masës popullore, ka lënë të pakënaqur edhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe të majtës në vend.
Pakënaqësitë e krijuara në masë i adresohen mënyrës së qeverisjes dhe mënyrës se si po e drejton partinë kreu i qeverisë, parti që vet ne socialistët e njohëm si Partia Socialiste, sot e pagëzuar si Rilindje.
Rilindje e figurave anonime në PS dhe perëndimi i zërave kryesor brenda vet partisë,ku arkiteti Kokedhima e lideri Rama me bojen e Rilindjes ben pise shume socialiste.
Të gjitha këto me të drejtë të bëjnë të mendosh se qeveria,megjithëse erdhi në pushtet nga Partia Socialiste, nuk është dhe nuk i përket më socialistëve.
Lideri ynë i atëhershëm, i vetmi model i PS-së, sot, është kaq i largët edhe për ne, për socialistët më të afërt dikur, kur nuk e kishte siguruar ende pushtetin.
Pohimit të përsëritur nga shumë eksponentë të PS se”Edi Rama duhet të largohet nga pushteti”, unë do ta perceptoja në:Edi Rama është ende në kohë për të mos e humbur besimin e mbështetjen e socialistëve të vërtetë.
Në kushtet e përcarjes së vet formacioneve socialistë, të zhgënjimeve e pezmatimeve, është Rama ai që duhet të reflektojë e te bëjë kthesën e nevojshme.
Në të kundërt shuplakat ndaj tij do të shtohen masivisht.
Ne qeverine Berisha vendi u nda Veri e Jug. Lideri yne e ndahu NE dhe ATA,asnjeri nk u ndje KM te shqiptareve. Nëse vijon të mos respektojë dhe marr në konsideratë kontributet shumëvjecare të socialistëve të vërtetë, fundi do të jetë i padiskutueshëm:dështim dhe dorëzim pushteti! Sot vendi ndodhet ne nje situate te veshtire politike,ne prag t nje perplasje civile. Ne nje vend civil e demokratik,ku opozites i ka humb vula…opoziten e ben vete populli te majte e te djathte,duke mos lejuar zgjedhje nje partiake,kthimin e Shqiperise 30 vjet pas,montimin e nje diktature te re moderne. Eshte detyrim i Skenderbeut te Spiropalit,ti jap zgjidhje e jo ZGJEDHJE,duke evituar nje lufte te sigurt civile.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aligjoni kundër ramës ferdinand aligjoni ish-kryebashkiaku kundra ramës tensione në vend aligjoni kundër ramës ferdinand aligjoni ish-kryebashkiaku kundra ramës tensione në vend

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje