“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
“S’kishte fasho, ferr!”/Manastirliu reagon pas letrës së holandezit, DEBAT me Shehun
28 Prill 2022, 17:32Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi sot nga foltorja e Kuvendit në lidhje me letrën e hapur të ish-këshilltarit holandez në Ministrinë e Drejtësisë Ton Daans për sistemin shëndetësor në Shqipëri. E gjitha pas risjelljes së problematikës nga deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Pas tij, fjalën për replikë në Kuvend e mori ministrja, e cila u shpreh se i beson mjekëve.
PJESË NGA DEBATI:
Tritan Shehu: Hajde vendosim së bashku dhe kur të dalë ndonjë problem mos të duket si bombë atomike. Siç u duk ajo letra e holandezit. Por do duket si një problem që ekziston dhe duhet zgjidhur.
Manastirliu: unë kam besim të plotë tek ajo që kanë thënë mjekët, edhe për rastin e qytetarit nga Holanda. Ka reaguar spitali me fakte dhe gjithë informacionin. Mjekët me emër kanë reaguar për kritikat.
Ton Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër publike se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë. Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët. Madje përmend edhe mungesën e fashove në spital.
TIRANË– Pas më shumë se 10 orësh debate, në Kuvendin e Shqipërisë kanë kaluar disa raporte dhe projektligje të prezantuara. Më e rëndësishmja është a...
TIRANË– Disa javë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama dha një urdhër për deputetët e tij. Teksa i...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka kundërshtuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja mbi dëmshpërblimin për ...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se momentalisht vëmendja më e madhe duhet të jetë te inceneratorët. Gjatë fjalës së saj në Kuvend,...
TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka shpjeguar edhe komisionerit Oliver Varhelyi për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Në ...
TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama, lufta që po ndodh nuk është një shtysë për të menduar se mund të ketë një Ukrainë të dytë në ballkan, referuar Ko...