Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Kryemadhi: Vëmendja më e madhe duhet të jetë te inceneratorët
28 Prill 2022, 15:28Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se momentalisht vëmendja më e madhe duhet të jetë te inceneratorët. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi përmendi edhe borxhin që qeveria ka marrë për energjinë elektrike, duke theksuar se kriza energjitike është shkaktuar nga vendimarrja politike.
“Në pamje të jashtme nuk ka gjë të gabuar, por ajo që të bën përshtypje është kriza e energjisë elektrike në Shqipëri do të jenë edhe për shkak të disa procedurave që ne kemi ndjekur, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe dikur për shkak të keqmenaxhimin. Përpara se të shkoja te projektligji do diskutohej. Sot kemi një bazë të Fierzës që është i degraduar. Vendimet politike janë ata që kanë shkaktuar këtë krizë energjetike që kemi sot. Asnjë nga ne nuk di se sa është borxhi apo huatë e marrë dhe asnjë nga ne nuk e di se çdo të ndodhë me krizën energjetike. Ne në sistemin e energjisë elektrike nuk kemi më profesionistë por militantë partie, nuk ka asgjë të keqe të ketë militantë, por duhet të jenë të mirë-arsimuar. Tani kemi edhe inceneratorët, aty ku duhet edhe vëmendja më e madhe. 26 mld dollarë janë paguar nga qeveria shqiptare për inceneratorin e Elbasanin dhe kemi prodhim. Fillimisht duhet zbardhur skema e inceneratorëve të famshëm, nëse nuk i shkojnë deri në fund do t’ju bëjnë të vidhni gjithë jetën”, tha Kryemadhi.
TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka shpjeguar edhe komisionerit Oliver Varhelyi për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Në ...
TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama, lufta që po ndodh nuk është një shtysë për të menduar se mund të ketë një Ukrainë të dytë në ballkan, referuar Ko...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk mund të ngulë këmbë për Integrimin në Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët m...
TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar një takim me ...