All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

S’lejohet me ligj!Arben Mici kishte 2 paketa cigare në qeli, DETAJE nga dojsa e Prokurorisë

28 Mars 2022, 18:42 Nga DOSJA
S’lejohet me ligj!Arben Mici kishte 2 paketa cigare në qeli, DETAJE
All - Paragraf - 1

Futja e dy paketave me cigare dhe një çakmaku në qelitë e komisariatit nr 5 është bërë shkak për zjarrin që shkaktoi vdekjen e të arrestuarit Arben Mici, 26 vjeç. Ky i fundit ishte i sëmurë, madje ishte vizituar në qeli edhe nga mjeku që kishte lënë detyra për trajtimin e tij për shëndetin mendor. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të nxjerrë personat përgjegjës për ngjarjen. Lejimi i sendeve të ndaluara në qelitë e izolimit në komisariatin nr 5 të policisë në Tiranë ka qenë shkaku i zjarrit që shkaktoi vdekjen e 26-vjeçarit Arben Mici.

Ai është lejuar të mbajë në qeli dy paketa cigare dhe një çakmak me të cilin i vendosi flakën dyshekut. Arben Mici, u gjet i pajetë në tualetin e dhomave të shoqërimit, ndërsa gjatë kontrollit fizik të trupit, u gjet një çakmak me mbishkrimin “Bic” dhe dy paketa me 9 cigare.

Ndërsa brenda në dhomën e izolimit ku mbahej i arrestuari, policia gjeti dhe sekuestroi 6 filtra duhani në dysheme dhe 6 filtra të tjera të futura në një bidon 1.5 litërsh.

“Ora News” ka siguruar dosjen e prokurorisë së Tiranës për ngjarjen ku thuhet se vetëm pak orë pasi dy të arrestuarit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi, kishin mbëritur në komisariat nga gjykata e Tiranës, e cila kishte vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg”. Në dokument thuhet se zjarri është shkaktuar në dhomën ku qëndronte i arrestuari Mici, i cili fillimisht ka çarë dyshekun e tij, duke nxjerë copa të vogla sfungjeri, të cilat i ka grumbulluar në cepin e qelisë së tij, ku dhe i ka vënë zjarrin.

Më më pas, ka krijuar dhe një vatër të dytë zjarri, duke djegur dyshekun, batanijen dhe jastëkun.

Sipas dëshmisë së njërit prej punonjësve të policisë, Mark Marashi, ka treguar se “me Arben Micin dhe Dilaver Idrizin, kam biseduar për herë të parë në datën 23 Mars 2022 rreth orës 08:30, kur kam shkuar dhe kam kontrolluar dhomat. I kam pyetur nëse kishin probleme shëndetësore dhe nëse kishin njoftuar familjarët, dhe të dy më kanë mohuar. Më vonë, Arben Mici, më tregoi se kishte qënë i shtruar në psikiatri dhe merte mjekim, të cilat ia ka sjellë e ëma. Në bisedë me nënën e Arben Micit, e kam pyetur nëse kishte ndonjë dokument për gjendjen psikike të djali, por ajo më deklaroi se nuk kishte asnjë dokument.

Aty ka ardhur edhe mjeku i Drejtorisë së Policisë Tiranë, i cili i ka vizituar dhe kontrolluar ilaçet e tyre, duke plotësuar dhe kartelat shëndetësore. Në ditët në vijim nuk patën asnjë problem. Të dhënat mbi problemet shëndetësore të tyre, u janë lënë porosi shërbimeve dhe për çdo problem të njoftonin oficerin e rrojes.Në dijeni time, Arben Mici, ishte duhan pirës, pasi një fakt të tillë ma tha një punonjës policie që kryente shërbim tek dhomat e shoqërimit. Por në ambjentet e brendshme të qelisë nuk lejohet. Të ndaluarit mund të konsumojnë ndonjë cigare në një ambjent ajrimi dhe në praninë e shërbimit policor”.

Marrë nga OraNews

LAJMI KRYESOR: Zjarri, efektivët njoftuan kur flakët dolën jashtë kontrolli! Micin s’e pranonte psikiatria

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi hajredin boja mark marashi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi hajredin boja mark marashi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion