LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse po i fsheh procedurat e tenderit 1.3 milion dollarë Ministria e Kulturës?!

28 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
Pse po i fsheh procedurat e tenderit 1.3 milion dollarë Ministria e

Sa vjen dhe qartësohet përpjekja e Ministrisë së Kulturës për të fshehur procedurat që ka ndjekur për tenderin rreth 1.3 milion USD (140,364,600 lekë) për projekt-propozimet e vitit 2022. Procesi është në amulli, duke mos respektuar as afatet që vetë Ministria i shpalli në fund të vitit 2021. Nuk ka transparencë për fituesit e përdorimit të fondeve publike, duke shpallur thjesht emrat e organizatave dhe individëve, (edhe këto me gabime), por nuk bëhen me dije se sa lekë ka marrë secili. Nuk jepen të dhëna të sakta mbi ndarjen gjeografike të fondeve për fituesit. Nuk bëhen publik emrat e kolegjumit që kanë vlerësuar fituesit.

Deri më tani nga monitorimi që po bën Dosja.al ka rezultuar dhe një fallsifikim në dokumentacionin zyrtar që është publikuar në faqen online të Ministrisë. Është shkarkuar në faqe një njoftim për shtyrjen e shpalljes së fituesve më datë 31 janar 2022, ndërkohë që Dosja.al ka vërtetuar se ky njoftim është shkarkuar në faqe më datë 4 shkurt 2022. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në ditët e sotme. Por Ministria nuk e pranon fallsifikimin e datës, gjë që shton dyshimet për një garë me procedura të deformuara.

Dosja.al ka publikuar disa artikuj mbi procedurat e përdorimit të fondeve publike për projekt-propozimet 2022, ndërkohë që Ministria po vijon të operojë fshehurazi, duke u përpjekur që të zvarrisë transparencën dhe të fitojë kohë për problematikat që ka tenderi 1.3 milion USD. Kemi nga 14 shkurti 2022 (kërkesa është regjistruar me nr.425172), që Dosja.al ka kërkuar informacion mbi procedurat e ndjekura, por ende nuk ka përgjigje mbi 4 pyetje konkrete që ka ngritur.

Ministria e Kulturës po shkel ligjin e të drejtës së informimit. Në një mesazh që i kemi nisur të premten e kaluar Ministres Margariti, kemi theksuar mes të tjerave se: “Ju dhe administrata që drejtoni ka detyrë të zbatojë ligjin, jo për një fond 1.3 milion dollarë, por dhe për 130 dollarë, sepse në përdorimin e këtyre fondeve ju jeni thjesht menaxhere dhe jo pronarë të tyre”.

Ja 4 pyetjet konkrete që janë nisur pë Ministrinë e Kulturës që prej datës 14 shkurt 2022:

1. Cilat janë vlerat konkrete financiare që ka përfituar secili subjekt (ojf dhe individë) nga përdorimi i fondit publik për projektet kulturore 2022?. Na dërgoni vlerën për secilin.

2. Për fituesit e Thirrjes (ojf ose individë) na jepni informacion mbi bashkinë ku janë regjistruar për aktivitetin (për ojf-te), apo ku banojnë (për individët)?. Nga tabela që ju keni shpallur në faqen zyrtare ky tregues nuk identifikohet mirë, por insitucioni që drejtoni ka të gjitha dosjet e aplikimit, ku përfshihen dhe të dhëna te sakta për vendodhjen e secilit propozues (ojf ose individ).

3. Dosja.al ka konstatuar se Ministria e Kulturës ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim, mbi Thirrjen e projekteve kulturore 2022, me datë të fallsifikuar. Publikimi është bërë faktikisht me datë 04.02.2022, kurse ju e keni pasqyruar në faqe sikur është bërë më datë 31.01.2022. A ka masë displinore ndaj këtij fallsifikimi? Nëse ka masa të marra nga institucioni, na paraqisni dokumente mbi shqyrtimin apo të vendimarrjes për shkatarin (shkaktarët)?.

4. Cilët ishin anëtarët e komisionit vlerësues të Thirrjes për projekte 2022? Na dërgoni dokumentin e vendimarrjes për ngritjen e komisionit.

Ministria e Kulturës bëri një përpjekje qesharake, duke kthyer një “përgjigje” më 3 mars 2022, mbi 4 pyetjet konkrete të Dosja.al. Por këto “përgjigje” nuk kishin lidhje me informacionin e kërkuar. Thjesht pati përpjekje për të “qenë në rregull” me ligjin e së drejtës së informimit (që ja, iu kthyem përgjigje…!), por ne kemi insistuar për përgjigje konkrete mbi çfarë është kërkuar më datë 14 shkurt 2022.

Dosja.al po vijon monitorimin mbi këtë proces, duke kontaktuar dhe përfaqësues nga subjektet që kanë aplikuar. Gjithashtu dhe duke mirëpritur informacione të dobishme nga palët e intersuara mbi trasparencën e plotë të tenderit 1.3 milion USD nga fondet publike e akorduara për projektet kulturore 2022./ Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ministria e kultures ministria e kultures

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen