LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbriti mes zjarrit për të shpëtuar të ndaluarit, historia e policit në Kamëz që u arrestua

28 Mars 2022, 16:04 Nga DOSJA
Zbriti mes zjarrit për të shpëtuar të ndaluarit, historia e

TIRANË- Policë dhe të shoqëruar tregojnë me detaje, se si pasi arritën të dilnin nga nëntoka ku gjenden qelitë e policisë së Kamzës, polici Hajredin Boja ka zbritur sërish përmes tymit. Në prag pensioni, ashtu si edhe kolegu tjetër nën hetim, Boja u pa duke zbritur shkallëve mes tymit dhe zjarrit që po përpinte çdo gjë, ku ata nuk mundën të gjenin dot të riun Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje dhe i lënë nga gjykata nën masën “arrest me burg”.

Detajet ekskluzive bëhen në ditura për Gazetasi.al nga burimet që e hetuan rastin dhe që referojnë pjesë dëshmish edhe nga dy të shoqëruarit, të cilët u mbajtën në hyrje të policisë nga frika se mos arratiseshin.

Dilni pas nesh”, – kujton I.T., lutjen e njërit prej policëve të Komisariatit të Kamzës, teksa përbri pa një burrë të djegur në kokë dhe në krahë. I riu ishte shoqëruar në orën 18:00 në polici dhe priste të dilte.

“Ai u ul në njërën nga këto qeli nën tokë dhe më pas, pa që aty sollën dhe një të shoqëruar tjetër që nuk i foli. Një orë pasi kishte hyrë në polici për t’u verifikuar në këtë dhomë të zhveshur, dëgjoi zhurma. Zgjati kokën, por nuk po shikonte asgjë”, – përmend I.T., gjatë seancave të pyetjeve nga agjencia e mbikëqyrjes, duke theksuar se pas zhurmave më pas u fikën dritat.

“Më pas erdhi një punonjës policie, i quajtur Fatmir, i cili tha: ‘Dilni pas nesh’”, – tregon qytetari për incidentin, ku u asfiksuan tre persona dhe njëri ndër ta ndërroi jetë.

“Në momentin që është hapur dera, kam parë tym dhe zjarr tek dhoma e personave të arrestuar. Gjatë kësaj kohe kam parë një person të shëndoshtë që po ngjitej së bashku me ne dhe që kishte të djegur njërën anë të kokës, flokët dhe kishte flluska në krahun e djathtë”, – rrëfen ai.

I riu kujton se teksa po ngjisnin katin e parë, ka parë sërish oficerin Hajredin Boja që u dëmtua dhe që gjendet ende në gjendje arresti, të futej sërish në katin e nëndheshëm, ku duhet të kishte persona të tjerë.

Rrëfimi ekskluziv iu bë me dije Gazetasi.al gjatë komunikimit me oficerë policie, por edhe me persona të tjerë okularë, të cilët u gjenden në fundjavë në Komisariatin e Kamzës, i cili u përfshi nga flakët e ndezura nga 26-vjecari nga fshati Çekrezë.

Teksa polici Boja kishte zbritur jashtë, i riu I.T., kujton se iu lut oficerëve t’i nxirrnin jashtë, pasi po mbushej gjithçka me tym.

“Më pas nuk kam asnjë dijeni, pasi më kanë transferuar në ambientet e policisë rajonale të Tiranës, – shton ai. – Unë jam duhanpirës, por atë ditë nuk kisha duhan me vete”.

Teksa polici Boja është në gjendje të rëndë shëndetësore nga asfiksia dhe insufiçenca respiratore dhe po trajtohet me oksigjen, kolegët e tij kanë vendosur masën e arrestit për të.

Kjo u përshkrua për Gazetasi.al nga burimet pranë pavijonit të toksikologjisë, që thanë se dy oficerë shkuan në spital dhe vendosën arrest për të sëmurin, por polici tjetër, i quajtur Fatmir Isufi dhe që po ashtu po procedohet për shpërdorim detyre, tregon se si gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Isha ulur në karrige në vend shërbimin tim dhe pashë që nga vendi ku ishte Arben Mici, po dilte tym dhe u përhap shumë shpejt. Në atë kohë kam reaguar shumë shpejt dhe kam ndihmuar Hajredinin që të hapte derën e hekurit dhe më pas kemi hyrë në korridorin e dhomave dhe u futëm fillimisht në dhomën ku ishte Arben Mici, por nuk pamë asgjë aty, pasi kishte shumë tym, – tregon punonjësi i policisë. – Në atë kohë na ka ardhur përballë Dilaver Idrizi, se ishte shumë thellë kësaj dhome. Unë kam marrë Dilaverin që ishte me masë sigurie, kam marrë dhe dy të shoqëruarit dhe pastaj erdhën kolegë të tjerë që na ndihmuan. Kolegu Hajredin Boja zbriti për të gjetur Arbenin që nuk e gjetëm në qelinë e tij. Më pas nuk kam parë më se çfarë është bërë me të, por Hajredinin e nxorën kolegët të asfiksuar. Arbeni u gjet nga zjarrfikësit në dhomën e tualetit”.

Ekspertët e kriminalistikës, i tregojnë Gazetasi.al se u gjetën materiale batanijesh dhe sfungjeri, si dhe një paketë duhani me tetë filtra, ndërkohë që në trupin e Arben Micit iu gjetën në xhepa pesë cigare, një paketë ‘Slims’, si dhe një çakmak me ngjyrë blu, me mbishkirmin “Bic”, ku këmbëza e gazit mungon, thonë ekspertët. Sipas tyre, brenda saj ka gaz, pasi u provua se çakmaku ndizej normalisht.

Marrë nga Gazeta SI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit