“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton të hidhet nga tarraca: Mos u afroni
28 Mars 2022, 13:37Nga DOSJA
VLORË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Radhimë për të shembur një hotel me tre kate për t’i hapur rrugë një projekti për zonën. E gjithë zona është e mbushur me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë tentuar që të nxjerrin jashtë pronarët dhe disa turistë. Por në një moment, kryefamiljari u ka shpëtuar dhe ka marrë djalin e mitur e është ngjitur mbi tarracën e hotelit.
“Kati i parë ishte me certifikatë pronësie. Mos të afrohen. Kati i parë është legalizuar, katet e tjera janë në proces. Jemi pronarë me ligjin 7501. Do hidhem po u afruat,”-dëgjohet teksa thotë pronari.
Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa thotë se objektet që do të shemben sot nuk janë më pjesë e procesit të legalizimit, ndërkohë që pronarët pretendojnë të kundërtën, duke u shprehur se janë përfitues me ligjin 7501 duke theksuar se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi. Madje që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane.
Mariana Cariglia ka dalë duke qarë para kamerave duke u shprehur se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes Gjykatës. Familja nga Vlora nuk është dakord që banesa të shembet, pasi e ka me letra të rregullta, ndërsa tanimë objekti aktualisht është marrë me qera nga një shtetase italiane me kontratë 5-vjeçare, e cila ka kërkuar edhe ndihmën e Konsullatës italiane në Vlorë. Por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që të deri më tani të paktën 10 objekte, bare, hotele e restorante që janë të planifikuara për t’u shembur në Radhime, e gjitha në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”.
DURRËS– Disa punonjës të një kompanie në Durrës janë asfiksuar. Mësohet se ngjarja është regjistruar këtë mesditë. Punonjëset kanë mbërritur në urgje...
DURRËS– 5 gratë e paraqitura me shenja helmimi në spitalin e Durrës janë punonjëse në një kompani që prodhon kabllo për automjete në autostradën Tira...
VLORË- Elona Mone, përfaqësuesja e shtetases italiane, Mariana Carrillo, e cila ka marrë me kontratë qiraje në hotelin në Radhimë ku ditën e sotme u regjis...
VLORË– Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre, pasi pretendojnë se e kanë me të gjitha dokumentat e nevojshme. Të g...
RADHIMË- Mariana Carrillo, ka marrë me qira një hotel në zonën turistike të Radhimës, por sot i kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe mjetet e IMT-s...
Ndërkohë që Marsi ishte i ftohtë dhe pa reshje, muaji Prill do të jetë i ngrohtë dhe me shi.Lajda Porja: Deri ditën e mërkurë do të ketë momente me pika shiu, k...
TIRANË– Partia Socialiste ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin, për nisjen e negociatave me grupet parlamentare dhe dep...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian u mblodh sot në një tryezë të rrumbullakët me praninë e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Sore...