LIVE UPDATES
Aktualitet

Xhaçka: Rezikohemi nga rusët! Soreca thotë fjalët e fundit, Tabaku: Do na mungosh (Replika)

28 Mars 2022, 13:56 Nga DOSJA
Xhaçka: Rezikohemi nga rusët! Soreca thotë fjalët e

TIRANË– Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian u mblodh sot në një tryezë të rrumbullakët me praninë e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili mbajti dhe fjalën e fundit para se të largohet nga Shqipëria për detyrën e re. E para që foli ishte Kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku me batutë tha se do t’i mungojnë debatet me ambasadorin Soreca.

Me humor, socialisti Taulant Balla tha s tashmë Soreca do të binte në qetësi, pasi Tabaku ia ‘kishte nxirë jetën’. Vetë Soreca u bëri thirrje për bashkim të palëve politike në Shqipëri që të bashkohen për të bërë të mundur futjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka falenderoi ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, duke e cilësuar si një mik të mirë për Shqipërinë. Referuar luftës në Ukrainë-Rusi, tha se Ballkani Perëndimor është ndoshta rajoni më i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin.

I pranishëm në të njëjtën tryezë, kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin Zef Mazi tha se BE duhet të mbajë premtimin e saj për procesin e anëtarësimit. Ai shtoi se Bashkimi Evropian s’duhet ta lërë Shqipërinë në derë duke pritur për një kohë të pacaktuar.

Pjesë nga replikat mes tyre:

Jorida Tabaku: Falënderoj komisionin për mbështetjen financiare që ka dhënë për Shqipërinë, edhe atëherë kur nuk i kemi plotësuar kriteret. Unë shpresoj që standardin e vendosur nga z. Soreca ta vazhdojë edhe pasardhësi i tij.

Taulant Balla: Uroj që të mos ia nxini më jetën ambasadorit tjetër si ia ke bërë Luigit, debatet t’i bëjmë në shqip. E vërteta është që një mik shumë i mirë si Luigi Soreca po ikën në një moment pas progres raportit më të mirë që Shqipëria ka marrë ndonjëherë.

Luigi Soreca: Duam të çelen bisedat e negociatat për anëtarësim, kjo gjë duhet të kishte ndodhur por më shumë se kurrë është koha për të bërë këtë. Udhëtova në gjithë Shqipërinë, ndoshta disa prej jush ose unë mund të jem personi që kam udhëtuar më shumë, s’janë pak kilometra, gjithandej e kam kuptuar që njerëzit kërkojnë prioritetin kryeor, afrimin e Shqipërisë me BE. E di që ndonjëherë qoftë publikisht qoftë privatisht më kanë ngacmuar ‘dasma po vonohet’. Tani unë mendoj që koha për dasmën ka ardhur, unazat janë gati, janë bërë gati, xixëllojnë, janë gati për këtë kohë që ka ardhur.

Olta Xhaçka: Do të përmendja kontributin që po jep Shqipëria në lëmin e diplomacisë për çështjen e Ukrainës apo edhe faktin që, siç shprehej një zyrtar i BE në një demarsh para ca kohësh, Shqipëria në Këshillin e Sigurisë shihet pak a shumë si të ishte vendi i 28 i BE. Nuk dua të them që Shqipëria është gati për anëtarësim. Përkundrazi, kemi ende shumë punë për të bërë për të ndërtuar Europën në Shqipëri. Dhe nuk duhen harruar kushtet në të cilat është bërë kjo punë, në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë postkomuniste, ku në harkun e 2 viteve vendi është përballur me tri goditje të njëpasnjëshme: tërmeti, pandemia e tanimë kriza që rrezaton edhe në ekonominë tonë lufta në Ukrainë dhe sanksionet. Por më lejoni në këtë pikë të shtoj një pyetje, që në fakt diskutohet gjithnjë e më shumë në rajon: A i ka respektuar vallë Bashkimi Europian po me të njëjtin seriozitet angazhimet dhe premtimet e bëra Shqipërisë dhe rajonit? Mendoni për një moment një skenar ku kemi një përmbysje të raportit asimetrik të kërkesës dhe dhënies së llogarisë mes Shqipërisë e rajonit dhe BE. Por le të imagjinojmë që sot është Shqipëria dhe rajoni në tërësi që hartojnë një progres raport të tyre për performancën e BE kundrejt rajonit. Si i ka përmbushur BE premtimet? Sa e qartë është BE në politikat e saj për rajonin? Çfarë po bën BE konkretisht për të integruar rajonin? Përtej disa sinjaleve pozitive dhe deklaratave vullnetmira a ka BE vërtet një plan konkret dhe qartësinë e duhur strategjike kundrejt Ballkanit Perëndimor?  Personalisht, dhe në këtë s’besoj që të jem një rast i izoluar, kisha pritur që lufta në Ukrainë dhe kriza madhore, ekzistenciale mund të thuash, me Rusinë, ta shkundte BE dhe ta shtynte atë drejt hapave konkrete e të guximshme për sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor. Një rajon i cili, siç e dimë nga situata në Bosnje Hercegovinë apo situata e ngelur pezull në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës së  izoluar si ndonjë geto brenda getos së madhe të paintegruar mu në mes të BE që është Ballkani Perëndimor, është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Vladimir Putin, pas Ukrainës.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike jorida tabaku kkie 28 mars 2022 luigi soreca taulant balla zef mazi jorida tabaku kkie 28 mars 2022 luigi soreca taulant balla zef mazi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit