LIVE UPDATES
Aktualitet

‘SMUGGLING’/ U premtonin sirianëve kalimin drejt BE-së, arrestohen 4 persona në Tiranë

25 Shkurt 2022, 07:43 Nga DOSJA
‘SMUGGLING’/ U premtonin sirianëve kalimin drejt BE-së,

DIBËR– Katër persona kanë rënë në pranga për ushtrim të paligjshëm të kontrabandimit të shtetasve në vendet e treta drejt BE-së. Policia bën të ditur se në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtore të tyre, ndërsa një tjetër shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Në pranga kanë përfunduar: Ahmet Meslima, Artemisa Ahmataj, Jesmira Korhysa, Durim Domi.

Nga hetimet, rezulton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin kalimin e shtetasve me origjinë siriane, nga Turqia nëpërmjet Greqisë, futjen në territorin shqiptar, strehimin e tyre në hotele të ndryshme në Tiranë, gjetjen e personave për të kryer transportimin e tyre, duke ndjekur rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive përshërbimet e transfertave të parave

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Dibër Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “SMUGGLING”. Goditet grupi që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kontrabandimit të shtetasve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Dibër, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2021, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Smuggling”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:A. M., 23 vjeç, me origjinë nga Siria, i cili kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale;D. D., 39 vjeç, banues në Tiranë; kishte rolin e ndihmësit të grupit për transfertën të pagesës.A. A., 20 vjeçe; J. K., 26 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë;Janë shpallur në kërkim shtetasit: M. A., me origjinë nga Siria, i cili siguronte mjetet e transportit për kalimin e kufirit dhe A. M., me origjinë nga Siria, i cili ndihmonte dhe shoqëronte emigrantët, kryesisht ata nga Siria, për kalimin e kufirit me Kosovën, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasi P. P., 68 vjeç.Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin kalimin e shtetasve me origjinë siriane, nga Turqia nëpërmjet Greqisë, futjen në territorin shqiptar, strehimin e tyre në hotele të ndryshme në Tiranë, gjetjen e personave për të kryer transportimin e tyre, duke ndjekur rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive përshërbimet e transfertave të parave.Në vijim të hetimeve është dokumentuar se këta shtetas janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Dibër, këta shtetas, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.Po si rezultat i këtij procedimi, në muajin dhjetor 2021 janë arrestuar në flagrancë nga Policia shtetasit S. K. dhe N. K., të cilët janë kapur duke transportuar shtetas sirian.Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të këtij operacioni janë kapur dhe shoqëruar gjithsej 35 shtetas sirian.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ahmet meslima arrestim ne tirane artemisa ahmataj durim domi tirane ahmet meslima arrestim ne tirane artemisa ahmataj durim domi tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet