LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’mund të kthehem pas”: Gara rraskapitëse me kohën për kalimin në Greqi

16 Gusht 2020, 19:53 Nga DOSJA
“S’mund të kthehem pas”: Gara rraskapitëse me

KAKAVIJË -Me mijëra persona e kaluan të shtunën në një garë rraskapitëse me kohën, në radhët kilometrike të krijuara përpara doganës së Kakavijës prej katër ditësh, pa mundur të kalojnë kufirin me Greqinë.

Situata kaotike nën diellin përvëlues të gushtit është shoqëruar me irritim dhe tension, ndërkohë që një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një ambulancë.

Ambulanca po shkonte drejt vendit ku kishte ndodhur një aksident, i njohur si ura e Krasniqit, kur përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Bularat.

Ndërsa mundësia e kalimit të doganës pa testin negativ të COVID-it është në prag skadimi, shumica e qytetarëve –emigrantë në Greqi prej vitesh, shprehen të vendosur se nuk do të kthehen mbrapsht.

“Kam gjithë jetën andej, kam krahët, punën, fëmijët. Nuk mund të kthehem, do pres!” tha për BIRN një grua në orët e pasdites.

Edhe të shtunën, radha e makinave shtrihej deri në Jorgucat të Gjirokastrës, ndërsa lëvizja mundësohej me vetëm pak metra përgjatë gjithë ditës. Pavarësisht shtimit të numrit të mjekëve nga pala greke, të cilët realizojnë testin e COVID-it për ata që ia dalin të kalojnë traun, ritmi i përpunimit nuk i kalon 10 makina në orë.

Në pritje prej 72 orësh, Nikolla Tifi – i operuar së fundmi nga një sëmundje e rëndë ka konsumuar vetëm bukë dhe ujë.

“Burri im është i sëmurë me kancer por pret si gjithë të tjerët, i mbushëm 72 orë,” thotë e shoqja.

Prej datës 16 gusht, kufirin do të mund ta kalojnë vetëm personat që kanë me vete një test negativ të COVID-19, të cilët do t’i nënshtrohen edhe një karantine 7-ditore. Megjithatë, shumica e personave në radhë nuk duket se do të mund të kalojnë përpara këtij afati.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bërë thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpi dhe të presin fillimin e regjimit të ri nga pala greke.

“Jemi në bisedime me palën tjetër që të shtojë ritmin dhe të kalojnë sa më shumë persona që të jetë e mundur. Por në momentin kur të mbyllet kufiri, duhet të kthehen nëpër banesa, të kenë një çati në kokë, e të mos rrinë në këtë zheg,” tha Xhaçka.

“Kanë lëvizur në një kohë të pazakontë, në një kohë kur nuk mund të sillemi si normalisht. Shteti fqinj mund të kishte vendosur ta mbyllte fare kufirin, çfarë mund të kishim bërë? Kjo kategori udhëtarësh kanë pasur mundësi të lëvizin, por janë të detyruar t’u nënshtrohen masave dhe kufizimeve, që nuk janë tonat,” shtoi ajo.

Në Kakavijë mendohet se janë mbi 15 mijë persona që presin në radhë për të kaluar kufirin, shqiptarë me pasaporta greke që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Radhët kilometrike kanë shkaktuar një krizë të vërtetë, ku është dashur ndërhyrje e autoriteteve për të ofruar ujë dhe shërbime të tjera emergjence.
Greqia ka vendosur që të mos lejojë hyrjen brenda territorit të saj të personave pa bërë testin e Covid-19, ndërsa autoritetet shqiptare u rekomandojnë njerëzve që ta kryejnë testin në Shqipëri, në klinike private dhe ta përkthejnë në anglisht, për ta pasur më të lehtë kalimin e kufirit në ditët e ardhshme.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kakavijes pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë