LIVE UPDATES
Politike

Sondazhi i IDM: KLSH institucioni më i besueshëm. Bie besimi te Policia e Qeveria

9 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Sondazhi i IDM: KLSH institucioni më i besueshëm. Bie besimi te

TIRANE- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësi ka publikuar sondazhin e opinionin publik për besimin në qeverisje për vitin 2020 në Shqipëri. Në raportin e këtij sondazhi theksohet se krahasuar me vitin 2019, ka rënë besimi te policia, institucionet e kujdesit shëndetësor, media, qeveria qendrore dhe forcat e armatosura, ndërkohë që është rritur besimi tek institucionet fetare. Sipas Sondazhit institucioni më i beshueshëm në vend për këtë vit është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Organizatat ndërkombëtare, si NATO, OKB dhe BE, renditen si institucionet më të besuara. Ndërkohë, institucionet fetare (69.8%) janë institucionet më të besuara në vend për shqiptarët, pasuar nga institucionet arsimore (54.1%), forcat e armatosura (54%) dhe organizatat e shoqërisë civile (52.6%).

Partitë politike (20.4%), gjykatat (23.8%), presidenti (23.9%), parlamenti (24.1%) dhe prokuroria (24.3%) janë ndër institucionet me renditjen më të ulët për nivelin e besimit.
Sa i përket reformës në drejtësi, 28.7% e popullsisë në Shqipëri e anketuar në këtë sondazh beson se zbatohet me korrektësi dhe 52.8% e të anketuarve besojnë se reforma do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, shqiptarët e anketuar priren të besojnë se mekanizmi më efikas në vend është Kontrolli i Lartë i Shtetit (60.7%), i ndjekur nga media (52.8%), Parlamenti (48.1%), shoqëria civile (44.8) dhe Avokati i Popullit (44.3%). Në përgjithësi, shqiptarët besojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë shumë më tepër se institucionet vendase të renditura më sipër.

Krahasuar me vitin e kaluar, përqindja e shqiptarëve që nuk kanë besim në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të ulët është rritur: nga 61.1% në 2019 në 64.5% në 2020. Ndërkohë, është rritur përqindja e shqiptarëve që raportojnë se kanë paguar ryshfet për të marrë një shërbim nga qeveria qendrore, nga 19% në 2019 në 32% vitin 2020.
Sa i përket institucioneve të ndikuara politikisht, prokuroria (58%) dhe gjykatat (56%) konsiderohen si institucionet më shumë të ndikuara.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sondazhi i idm sondazhi i idm

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet