Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi, ku edhe do të zhvillojë 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Rama ka zgjedhur që gjatë kësaj vizite të shoqërohet nga ministrat Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Elva Margarit, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi si dhe kreun e Doganave Ardi Veliun e figura të tjera të njohura.
Me të mbërritur në aeroportin e Turqisë, numri një i qeverisë i ka ndarë vetë pamjet nga “zbarkimi” i tij, por ra në sy që mes mikpritësve mungonte presidenti Recep Tayip Erdogan.
Në vend të tij, ai kishte dërguar disa ministra të kabinetit qeverisës. Mirëpo presidenti e ka pritur Ramën në Presidencë aty ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e takimit dhe konferenca e përbashkët e liderëve të dy vendeve. Garda ishte e gjitha në rresht për të nderuar ardhjen e Ramës. Tapeti blu i gjatë ishte detaji që ra më së shumti në sy.
Gjatë konferencës u nënshkrua Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, bashkëpunimi mes Universitetit Neë York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit. Nga ana tjetër, vetë Erdogan foli për mbi 500 projekte me vlerë disa milionë dollarë ne restaurimin e objekteve fetare. Po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshja për arsimit ku marrëveshja e firmosur sipas Ministres së Arsimit Evis Kushi ka për qëllim promovimin në një sërë drejtimesh si shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit dhe mësuesve.
Në fjalën e tij, Presidenti turk e konsideroi Shqipërinë një vend mike dhe partnere si dhe insistoi në luftën ndaj organizatës FETO. Kryeministri Rama, në fjalën e tij nuk harroi të thumbonte dhe BE-në, teksa shtoi se Turqia, ndryshe nga vendet e tjera, ia la Shqipërisë derën e hapur dhe nuk bllokoi kalimin e materialeve mjekësore.
Në konferencë pati edhe batuta mes Ramës dhe Erdoganit sidomos kur u fol për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit. Rama i la afat Turqisë deri më 7 prill, ndërsa Erdogani deklaroi se e kishte gati para zgjedhjeve, duke zbuluar kështu ‘kulisat’ e një marrëveshjeje mes tyre për fushatë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë prej nga dëgjohet kryeministri Edi Rama duke pr...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim...
BELGJIKË– Fancesco Becchetti ka nisur mbledhjen e 110 milionë eurove që i detyrohet qeveria shqiptare, pas gjyqit që fitoi më 24 prill të vitit 2019. Media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së fundmi ka publikuar disa foto të shtëpive që janë ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 që tronditi Shqipëri...
TIRANË– Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.I pye...
TIRANË- Pas emërimit Emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo , ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.Në një postim që ka bërë ditën...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama në lidhje me debatin e fundit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, pasi kreu i qeveri...
TIRANË– Gazmend Bardhi ka postuar një video krah të cilës shkruan se Rama, ka dështuar.Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demoktarike Bardhi...
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka shkruar me nota ironie ‘axhendën’ e vaksinës në Shqipëri. Çollaku vë në plan të parë kryeministritn Edi Ram...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka krahasur krerët e politikës me kafshët.Në një intervistë që ka dhënë...