Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur aktin normativ (lexo këtu) dhe masat e ndërmarra nga qeveria dhe që duhet zbatuar gjatë periudhës që në Shqipqri është Covid-19. Ndër masat e publikuara vihen në dukje edhe sanksionet e ndërmarra për emigrantët e kthyer të cilët nuk tregojnë nëse janë kthyer apo jo nga një vend i prekur meCovid-19. Në akt normativ është theksuar se të gjitha institucionet arsimore që nuk mbyllën gjatë periudhës së Covid-19, rrezikojnë që të dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. Sipas aktit, të gjithë ata që do të lëvizin me automjetin e tyre gjatë periudhës së Covid-19 dhe nuk do të kenë autorizimin me vete, rrezikojnë heqjen e lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Ajo shtoi gjithashtu se të gjithë bizneset privat që nuk i binden urdhërit të qeverisë dhe vijojnë me aktivitetin e tyre do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. E njëjta gjë vlen edhe për ata që subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore apo për subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Edhe të gjithë ato televizione apo tusio që lejojnë që në një ambient të jenë më shumë se dy persona do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lekë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.
Masat e publikuara nga qeveria:
Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.
Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.
Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë: a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikëssë Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare; b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19; c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm; ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.
Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.
Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Klikoni KËTU për të lexuar të Plotë Aktin Normativ
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se që nga dita e hënë dhe në vijim, të gjithë ata që do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites. Kreu i qeverisë deklaroi se gjatë fundjavës kush lëviz me mjet privat, duke thyer urdhrin e Policisë, do i hiqet patenta ndërsa për abuzuesit e barnave dhe ushqimeve theksoi se do t’u hiqet licensa. Po kështu,Rama njoftoi dje se do mbyllen të gjitha pikat kufitare dhe nuk do lejohen asnjë qytetarë të dalë apo të hyjë në rrugë tokësore në territorin e Shqipërisë.
Ndërsa, sot kreu i qeverisë deklaroi se spitalet private dhe hoteleritë duhet të jenë në shërbim të shtetërorit për të përballuar situatën. Sipas tij, kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë dhe në rast se nuk bindet edhe pas gjobës, strukturat përkatëse do ta vendosen forcërisht në dispozicion të shërbimit publik. Po kështu, ai paralajmëroi bizneset se do të gjobiten deri në 5 milionë lekë. nëse rritin çmimet e ushqimeve, ilaçeve, apo shërbime të tjera.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/F.M/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka përsëritur edhe njëherë aktin normativ dhe masat e ndërmarra nga qeveria dhe që duhet zbatuar gjatë periudhës që në...
TIRANË– Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit për qeverinë ka reaguar pas lajmit të Dosja.al në lidhje me “Përkrenaren e Skënderbeut”, që na tërhoqi vëmendje...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se që nga marta perimetri ‘blinduar’ do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë, pra i gjithë vendi do të ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se mbi 100 mijë mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së m...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim në Facebook, nga shtëpia e tij në Surrel, ka treguar se ‘burgosja’ do të vijojë dhe në ditët në vijim, dhe d...
TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja. Në një reagim në Facebook, ...
Tiranë– Zv/ kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të zbatojnë rregullat që të mos përhapet koronavirusi në vendin tonë. Braçe...
Tiranë- Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi i fundit i qeverisë që të lejohet qarkullimi i makinave në mëngjes dhe një orë pasdite, i shërben vetëm drej...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ka deklaruar se 75% e nxënësve kanë pasur komunikim me mësuesit dhe kanë marrë edhe detyrat që duhet të bëjnë. Mi...