LIVE UPDATES
Politike

‘Tym i bardhë’ nga tryeza e ‘Zgjedhores’, palët bien dakord për periudhën zgjedhore, financimin dhe kuotat gjinore.

26 Maj 2020, 06:20 Nga DOSJA
‘Tym i bardhë’ nga tryeza e ‘Zgjedhores’,

TIRANË– Pas 3 orësh mbledhje ‘kokë më kokë’ ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Pasi paralajmëroi rikthimin në tyrezë, përveç dy bashkëkryetarëve, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Pas përfundimit të takimit, palët bënë me dije se cilat ishin çështjet që kishin rënë dakord palët në takimin e sotme por edhe ndasitë.

Nga palët u la dakord që periudha zgjedhore nga 3 muaj të minimizohet në 1 të vetëm, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen ose në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor-15 nëntor. Pra ose në pranverë, ose në vjeshtë ndryshe nga sa ka qënë tanimë në qershor me pretendimin se ndikon në sezonin turistik. Me ndryshimin e dakordësuar, presidenti nuk detyrohet më që të caktojë një datë në një nga 2 të dielat e fundit të muajit qershor pasi nuk ka më asnjë kufizim. Tanimë kreu i shtetit mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Megjithatë nga periudha e caktuar do të anashkalohet edhe vota nga emigrantët shqiptarë, të cilët kthehen në atdhe për pushimet e verës dhe ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Palët janë dakordësuar edhe për financimin e partive politike. Dakord kanë qënë për një financim miks, çka do të thotë që para për subjektet politike do të japë qeveria nga buxheti dhe nga donancionet private. Nga palët është lënë dakord që të rritet financimi nga shteti, është ende e paqartë sesi është vendosur raporti i financimit. Deputetja dhe njëkohësisht përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari që tha se PD-PS ranë dakord që të dyfishojnë financimin nga buxheti i shtetit, pra partitë do të financohen nga taksapaguesit shqiptarë. Ndërsa Gjiknuri tha se shifrat e financimit ishin ulur në një raport më të pranueshëm, por që sërish barrën më të madhe do ta mbajë buxheti.

Gjithashtu Hajdari tha se ka propozuar ligjin për të diskutuar edhe referendumet, duke i bërë thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha që të pranojë ligjin për ‘vendimin e popullit’ dhe ndryshimin e sistemit.

Pas financimeve dhe periudhës zgjedhore, një gjuhë e përbashkët u gjet edhe për kuotat gjinore. 1 nga 3 emrat e para të listave do të jenë gra. Po ashtu gratë do të duhet që të zënë 30% të emrave në listë. Si sankson për shkeljen e kuotës gjinore nuk do të vendoset gjobë, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

Gjatë mbledhjes pati diskutime edhe për teknologjinë e informacionit dhe vendosjen e kamerave monitoruese në ambjentet e votimit por ende nuk është marrë një vendim për këto çështje.

Përveç Hajdarit dhe Gjiknurit, një fjalë para mediave e kanë mbajtur edhe Vasili dhe Bylykbashi. Pavarësisht se kanë pranuar arritjet, përfaqësuesi i PD-së ka shtuar se ende nuk janë zgjedhur problematikat kryesore të procesit zgjedhor. Sipas tij, duhet gjetur një rrugë e mesve edhe për mbrojtjen e votës dhe fshehtësinë e saj duke u shprehur se përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare do të kërkojnë konsensur për to por pa hequr dorë nga garantimi i standardit. Ndër të tjera, Bylykbashi theksoi se opozita do të bënte të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit, palët të arrinin një konsensus për të mbyllur në një draft final të gjitha ndryshimet deri më 31 maj. Ndërsa Gjiknuri nuk ishte aq shpresëplotë duke paralajmëruar se do të mund të duhej edhe më shumë kohë.

Takimi i radhës mes palëve do të mbahet pas 2 ditësh, më 28 maj, ku pritet të diskutohet disa nga çështje më të nxehta si krimet zgjedhore, amnistia e personave që denoncojnë krimet etj.

Si afat i fundit pas disa shtyjeve prej pandemisë së koronavirusit dhe bojkotit të opozitës për prishjen e Teatrit Kombëtar, është lënë data 31 maj 2020. Deri më tani palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë, ndërsa e vetmja që ka dalë kundër është Rudina Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 26 maj 2020 mblidhet reforma zgjedhore reforma zgjedhore keshilli politik 26 maj 2020 mblidhet reforma zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll
Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...

Politike 25 Maj 2020, 20:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.I ftuar në studion e “Opi...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion