LIVE UPDATES
Politike

Sot votimet / Numri i zgjedhësve 26% më i lartë se popullsia banuese në vend, 107 mijë votojnë për herë të parë

25 Prill 2021, 05:27 Nga DOSJA
Sot votimet / Numri i zgjedhësve 26% më i lartë se popullsia

Sot po mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Janë 3,588,869 persona, që sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot kanë të drejtën e votimit. Por, për shkak të emigracionit të lartë të popullsisë, me rreth 40% të shqiptarëve që jetojnë jashtë, numri i zgjedhësve në listat për votimet, i gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është 26% më i lartë së popullsia banuese në Shqipëri.

Sipas INSTAT, popullsia banuese në vend është 2,845,955 persona, nga të cilët rreth 23.7% janë nën moshën 19 vjeç. Për rrjedhojë, popullsia në moshë votuese rezidente në vend është sa rreth 60% e asaj që ka të drejtë vote. 107 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë

Sipas të dhënave që u referohen listës zyrtare 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5% janë femra. Nga këta, 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në dispozicion të zgjedhësve janë 5199 qendra votimi të vendosura në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor.

Çdo qytetar mund të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

Partia Socialiste, si partia më e madhe e shumicës, ka propozuar si kandidatë për deputetë 91 gra dhe 139 burra, pra përkatësisht 39.56% dhe 60.44%. Ndërsa, Partia Demokratike, si partia më e madhe e opozitës, ka propozuar 69 gra dhe 161 burra, përkatësisht 30% dhe 70%. Vërehet se të dyja partitë janë në përputhje të dispozitave për përfaqësim gjinor.

Ndërkohë janë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik, projektit pilot i cili për zgjedhjet e datës 25 prill do të zbatohet vetëm në ZAZ-në nr. 40. Pajisja Elektronike e Votimit dhe Numërimit, e cila do të përdoret vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë, lejon votimin në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për qytetarët. Vota elektronike shoqërohet me votën e printuar, e cila verifikohet nga vetë zgjedhësi, para se ajo të bjerë në kutinë e votimit.

KQZ ka shpjeguar se softëare i pajisjes ofron standarde të larta sigurie dhe ndërfaqja e votimit është e ngjashme me fletën e printuar të votimit. Në këtë mënyrë, votuesi do ta ketë të lehtë ndërveprimin me pajisjen. Për zgjedhjet e datës 25 prill 2021, KQZ do të vendosë 2 pajisje të votimit elektronik për çdo qendër votimi, në mënyrë që procesi i votimit të jetë i shpejtë dhe të mos krijohen radhë në qendrën e votimit. Numërimi do të kryhet në ambientet e ZAZ 40 dhe do të jetë numërim elektronik në njësinë administrative nr. 10 në kryeqytet.

Të 5199 qendrat e votimit janë të pajisura me kamera, gjithashtu funksionon një sistem mbikëqyrje në Vendet e Numërimit të Votave, ku përfshihen kamerat e vëzhgimit, kamerat të cilat do të demonstrojnë procesin e numërimit të fletëve të votimit dhe të gjithë pajisjet e teknologjisë së informacionit që do ta lehtësojnë këtë proces.

Nga viti 1991 kur u bënë zgjedhjet e para pluraliste, numri i votuesve në listat është rritur në një kohë që popullsia banuese në vend është ulur, e ndikuar nga emigracioni i lartë. Edhe për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë drejt moshave më të vjetra, numri i zgjedhësve ka ardhur në rritje, ndërsa pjesëmarrja në votime, në ulje.

Në vitin 1991 në listat e zgjedhësve ishin 1,984,933 votues, ndërsa morën pjesë në votime 98.9%. Në vitin 2001, në lista ishin 2,499,238 persona dhe morën pjesë në zgjedhje 55%. Në vitin 2017, lista e zgjedhësve ishte me 3,452,324 votues, ndërsa morën pjesë në 46.7% e tyre.

Garë e ashpër

Partia Socialiste (PS) erdhi në pushtet në vitin 2013, tetë vjet pas qeverisjes së Partisë Demokratike (PD). Gara mes dy partive mbetet e fortë. Sondazhet e deritanishme nxjerrin fituese herën njërën palë (socialistët) dhe herë palën tjetër (demokratët + LSI). Veriu ka qenë tradicionalisht një bastion i PD-së, ndërsa në Jug është në avantazh PS-ja.

Në rajonin e qendrës, sidomos Tirana e Durrësi, që nxjerrin dhe numrin më të lartë të deputetëve, diferencat janë të ngushta dhe mënyra se si do të votohet në to, që të jenë vendimtare në rezultatet finale.

Sondazhet këtë vit kanë nxjerrë një numër të lartë të të pavendosurve, të ashtuquajtur elektorat gri, i cili luhatet mes 15-20% të votuesve, një peshë që mund të ndikojë ndjeshëm në verdiktin përfundimtar të sovranit. Ajo qe mbetet e pamatshme është potenciali i shtrembërimit të rezultatit, nëpërmjet presioneve dhe blerjes së votës, një procedurë që partitë politike e kanë përdorur rëndom në zgjedhjet e pas ’90-s.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet