“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
‘SPAK të hetojë ‘non grata-n’/ Berisha i kthehet Ramës: Të hyri lepuri në bark
10 Prill 2022, 11:31Nga DOSJA
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë Prokurorinë e Posaçme SPAK, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, se përse nuk kishte hetuar ish-kryeministrin pasi SHBA e shpalli ‘non grata’. Me një postim në Facebook, këtë kërkesë të Ramës, Berisha e cilëson si një ‘kërkesë për shpëtim’, pasi sipas tij Ramës i ka hyrë frika në palcë nga ajo që ai konsideron si opozita e vërtetë. Ndër të tjera, në postimin e tij të gjatë, Berisha shkruan se ata do ta ‘arkivojnë kryeministrin në inceneratorin e hedhurinave të historisë’.
Sali Berisha shkruan:
Kongresi i lepurit ne bark! Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave. Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si kongresi i Lepurit ne Bark. Dje kreu i organizates kriminale, ne nje fjalim te denje per dajon e tij Koleka qe kerkonte ne dhjetor te vitit 1990 te futeshin tanket kunder studenteve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njelloj si dajua e tij xhelat i shqiptareve Spiro Koleka, qe kerkonte te shtypej me tanke opozita, Rama therriste i trembur gjer ne palce ‘ne djall te veje opozita’ dhe çirrej ne kup te qiellit ndihme ndihme dhe me klithmat skape, skape ndersente SPAK-un e Partise. Keshtu, ai me ze dhe figure i kerkoi dhe i beri thirrje SPAK-ut: Me shpetoni nga Sali Berisha. Ne fakt ndjesite nuk e genjejne, ai eshte i pashprese! Opozita e vertet, me shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje ate ne inceneratorin e hedhurinave te historise. Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste. Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK. Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit. Te dashur miq, po ato motive qe e detyruan Edvinin te ngrihet diten e enjte per te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi ne ekran dokumentat perveluese qe faktojne, certifikojne Ramen si kreun e organizates kriminale te djegsave, e shtyne ate t’i kerkonte SPAKut te partise te mos guxonte te kryente aktin e tradhetise se larte te interpretimit te mbeshtetjes se tij dhe te PS si dobesi dhe te guxonte te merrej me ate dhe boset e tjere ministra te organizates kriminale te incineratoreve sepse do shkrumbohej ne flaket e tyre. Perveç ketyre, pasi presidenti i republikes Meta njoftoi krijimin prane institucionit te Presidences te Komitetit te Transparences per aferen e 430 milione eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi ne vend te Gjiknurit, per te cilin ishin njoftuar mediat. I tronditur, i sfazuar dhe ne panik te thelle ai perseriti per SPAK-un e Partise te gjitha ledhatimet dhe kercenimet qe kishte leshuar ne pak ore me pare ne kongresin e partise. Si perfundim te dashur miq, Kongresi mbaroi por ne te vertete kreut te organizates kriminale te inceneratoreve Edi Rames i hyri dhe me thelle lepuri ne bark! sb
Dje nga punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, pa e përmendur me emër Berishën, ngriti dyshime se përse SPAK nuk po hetonte arsyet e shpalljes “non grata” të ish-kryeministri Sali Berisha nga DASH. (Shiko këtu)
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Legalizimi për përdorimi mjeksor i kanabisit nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime të shumta, një reagim ka ardhur dhe nga famullitari ...
TIRANË- Presidenti i vendi Ilir Meta ka reaguar ndaj një kronike të transmetuar nga Top Channel ku fermeri Syrja Metushi u shpresh se nëse situata vazhdon ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e djeshme ka festuar 48-vjetorin e saj ku nuk ka munguar dhe urimi i bashkëshortit, presidentit Met...
FIER- Partia Demokratike po organizon zgjedhjet per kryetarin e degës në qarkun e Fierit. Në garë për këtë post të rëndësishëm janë: Gentian Theodhori Varfi; Rr...
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, në qarkun Fier Luan Baçi ka folur për procesin e votimit që po mbahet sot në Fier për zgjedhjen e kreut të degës. N...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta iu kundërpërgjigj akuzave të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Veliaj ...
TIRANË– Prej disa ditësh Rudina Hajdari është rikthyer në Shqipëri pas një pause nga politika mbas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. E ftuar në abcnews....
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se kongresi i sotëm i PS-së tregoi që pushteti ka rënë në duart e drogës dhe krimit. Me anë të një posti...