Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, 6 muaj për mjekun Edvin Prifti
6 Gusht 2021, 10:38Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, institucion i njohur ndryshe si SPAK, ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, dhe të arrestuarit e tjerë.
Përveç, gjyqtares, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun kardiolog të QSUT, Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.
“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021,”- thuhet në njoftim.
Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit dhe nga hetimet, SPAK ka provuar dy raste të tilla.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Drejtori i zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra ka folur lidhur me problematikat që hasin punonjësit e tij përgjatë stinës së verës, duke pë...
ITALI– Sot në mëngjes, Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas. Në kuadër të ope...
KUKËS– Situata e zjarreve në Kukës vazhdon të jetë kritike në zonën e malit të Rrunës, ku flakët kanë përfshirë siperfaqe të mëdha dhe për shuarjen e tyre ...
SHKODËR– Dita e sotme në Shkodër është paraqitur më e qetë përsa i përket zjarreve ku pjesa më e madhe e tyre sidomos ata që ishintë rrezikshëmjanë vënë në...
DURRËS- Dhjetëra udhëtarë që kishin panifikuar udhëtimin nga porti i Durrësit për në Bari mbrëmjen e djeshme i është dashur të presin gjithë natën dhe të n...
KOLONJË-Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Shelegur të Kolonjës ku flakët nuk kanë ‘zaptuar’ sipërfaqe të madhe dhe nuk përbëjnë rrezik për ban...
Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36
DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...