Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– 2020-a nisi me zënka dhe hatër mbetje, personazhet e showbiz-it nuk u kursyen ndaj njëri-tjetrit me deklarata publike e miqësi të dhëna fund. Nga përplasjet në distancë tek ‘Diss’-et, VIP-at kishin jo pak momente tensioni në 2020-të. Ruajtja e jetës private apo konfliktet kur je person publik bëhet më e vështirë për t’u mbajtur larg syrit të mediave rozë.
Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu nisi 2020 me sherre të bujshme, nga hatërmbetjet për imitimet për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e RTSH tek pjesëmarrja e moderatores në Sanremo si një nga prezantueset. Alketa bëri armiq dhe miqtë e ngushtë, duke shkaktuar një ‘furtunë’ me hakmarrjet e saj ndaj personazheve që e kritikuan.
Aktori Rezart Veleshnja ka rikthyer dhe një here në vëmendje sherrin e Alketa Vejsiut me motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun duke e ironizuar.
“Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të,”– shkruan mbi foto të disa viteve më pare të Alketës Rezart Veleshnja. “Ta dish Alketa unë të dua shumë, të kam shumë xhan, të adhuroj, madje e urrej këdo që të shan ty,”- shkruante më tej me ironi aktori.
Zënkat e Alketës nuk mbyllen këtu një bllok kishte moderatorja për reagimin që bëri blogeri Olti Curri në lidhje me pjesëmarrjen e Vejsiut në Sanremo. Olti i zbuloi urën lidhëse, trampolinën që e ndihmoi Alketën të arrinte në këtë sukses, miqësinë e ngushtë me Linda Ramën e si përgjigje mori një bllok.
Por përmes komenteve në Revistën ‘Class’ Alketa zbuloj se një krisje e kishte dhe në marrëdhënie me Ardit Gjebren. Alketa si përfundim, kundër të gjithëve!
Tayna dhe Majk
Tayna e ftuar më datën 3 Janar në emisionin “Shiko kush luan’’, në një ndër lojrat që ajo u sfidua ishte ajo ‘Paintball’ ku ka kritikuar karrierën e reperit Majk duke hapur një sherr virtual. Kur u pyet se cili nga artistët nuk kishte pasur një vit të mirë në karrierë ose siç e perifrazuan moderatorët “ka rënë nga fiku”, Tayna vendosi të qëllonte Majkun.
Reperi nuk ka vonuar pas kritikave të Taynës duke e ofenduar publikisht. “Transvestitët.. Pe dini vetë” shkruan Majk në Instastory duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme.

Delinda Disha dhe Irgen Çela
Ka mjaftuar një deklarat e Irgen Çelës në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ që të ‘ndez’ gjakrat mes aktorëve. Asnjëherë kopja nuk është më e bukur se origjinali. Ciftin e lumtur e kam zhvilluar bashkë me Florin po na duhen edhe kopjet se kur shkojmë në institucione lëmë kopjen e pasaportës jo origjinalin. Delinda e bëri mirë punën e saj sa ishte në Portokalli. Po tani jam më i lumtur që kam nuse të re. me format e saj sidomos. Me format-u shpreh Irgeni.
Por kjo deklarat nuk ka mbetur pa përgjigje nga Denilda Disha e cila shprehet se ajo është origjinale. “Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në Klanifornia origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”.- shkruan Delinda në rrjete sociale.
Rezart Veleshnja dhe Drilon Hoxha
Një përplasje mes aktorëve Rezart Veleshnja dhe Drilon Hoxha mbylli janarin e vitit 2020. Ka qenë një video e postuar në rrjete sociale nga Veleshnja që ka futur në sherr dy aktorët.
“Po mir mo vlla, po si s’më ke nxjerrë tek posteri fare ti mu më vlla. Ik re Drilon ik, ik se e kam fajin unë, e ke në rregull ti, tund k*rin.”-shprehet Rezarti.
Shkak për këtë u bë një deklaratë e Veleshnjës, në emisionin “Shqipëria live”, në Top Channel, ku ai do të fliste për temën, për të ftuar “Art apo Komercializëm”. Teksa moderatorja Erjona Rusi, po njoftonte se në linjë të drejtpërdrejtë do të hynte edhe Drilon Hoxha, Rezarti ka thënë se do të çohej nga paneli.
Driloni ka preferuar të zqaroj gjithë ngjarje duke u shprehur se video i erdhi nga një aktor ‘i madh’, duke pretenduar se shkaku pse Veleshnja e ofendoi në studio, vjen për faktit se në filmin ku ka marrë pjesë, Hoxha nuk e ka nxjerrë në posterin kryesor.
Enca dhe Roza Lati
Që shkurti të niste me sherr u kujdes Roza Lati, e ftuar në emisionin ‘Prive’ ka thumbuar këngëtaren Enca.
“Kë nuk do të ftoje në emision?” e ka pyetur gazetari i “60 sekonda”. Ndërsa Rita Lati është shprehur: “Njërën që e ndjekin 12-vjeçarët, e kupton vetë ajo, që mos t’i japim rëndësi.” Fjalën e ka për Encën.
Këngëtarja në reagimin e saj ka preferuar të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, duke theksuar se nuk i jep kënaqësinë që të bëhet lajm. Ka mjaftuar një skeç gjatë emisionit “Why Not” që Roza Lati të futej në një debat me partneren e reperit Stresi.
Jonida Maliqi dhe Alba Danaj
Jonida Maliqi dhe Alba Danaj janë bërë qendër e vëmendjes në mediat rozë për larje borxhesh. Jonida Maliqi e ftuar në “Klanifornia” është shprehur se çantat super të vogla nuk i koncepton dot pasi aty nuk ke çfarë të fusësh. Kaq është dashur që të shpërthente një sherr mes vajzave.
“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën,”– shkruan Alba mbi foto.
Alba dhe Jonida dikur shoqe të ngushta tani në gjygje për çanta e deklerata publike për larje borxhesh.
Arbana Osmani dhe Aulona Musta.
Pandemi duket sikur zbuti zemrat e vipave duke mos patur shumë konflikte, por Aulona Musta i rindezi sërisht, shkak një foto e Arbanës në kohë karantine në plazh.
Kritikës së Aulonës se ndjekësit i këshillon të qëndrojn në shtëpi dhe vetë ikën në plazh Arbana ka preferuar t’i kthej përgjigje indirekte në një koment me miken e saj Xhemi Shehun. “Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa,”– shkruan Arbana.

Ledio Lako, Gent Hazizi
Karantina nuk i ka ndaluar dot dhe dy aktorët Gent Hazizi dhe Ledion Lako janë përfshir në një konflik fizik. Zanafilla e konfliktit duket se është e hershme dhe bëhet fjal për një heqje nga puna por që ka përfunduar me grushta dhe nxirje sysh.
Konflikte të reja e sherre të hershme që vijoj end, Ledri Vula dhe Dj Blunt e kanë rifreskuar konfliktin mes tyre me një deklerat Dj Blunt ku e quan Ledrin dështak. Ai që ka ‘beef’ me mua kur të doni derën e shtëpisë më dini, kur të doni çka të doni, por unë s’kam ‘beef’ me askënd”, ishte përgjigjia e Ledrit.

Fero dhe Robert Berisha
Reperi Fero e ka cilësuar vete si më i miri në tregun muzikor shqiptar duke shkuar më tej në ofendime publike ndaj Robert Berishës.
Fero është shprehur për Berishën se ka pak koncerte e mbi të gjitha bën shumë pak para, duke e mbivlerësuar si artist. Sigurisht që Roberti kishte një përgjigje për këto deklarata duke iu përgjigjur me ironi reperit se në karrierën e tij ka pasur vetëm 30 koncerte.

Xhensila Pere dhe Alesia Bami.
Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xhensila Pere dhe Alesia Bami janë përfshir në një debat për moderimin e emisionit ‘Procesi sportiv’. Pere e ka cilësuar të bukur Bamin por që nuk është e përshtatshme për të prezantuar atë emission.

Noyzi dhe Meriton Mjekiqi
Në botën e showbiz doli dhe një sherr tjetër, Meriton Mjekiqi në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ ka etiketuar reperin Nozy si ‘femer’.
Dafina Zeqiri dhe Tayna
“Bye Bye” i bëri bashkë Tayna dhe Dafina kanë harruar suksesin e hitit të tyre dhe kanë nisur disset në rrjete sociale duke konkuruar për postin e ‘mbretëreshës’. Disset nuk kanë pasur të ndaluar mes vajzave që si duket miqësia e tyre ka marrë fund.

Vildane Zeneli dhe Kejvina Kthella
Shtohet në listën e miqësive të prishura dhe raporti mes Vildane Zenelit dhe Kejvina Kthellës. Dikur dy vajzat shoqe të ngushta që nuk kursenin komentet me zemra nuk flasin më. Kejvina e ka pranuar zënkën me tyre duke u shprehu: Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”, me shaka shtoj se arsyja është për një karikues: “Jemi zënë për karikues”.

Enxhiel Shkira dhe Stresi
Mbushën faqet e para të portaleve me debatin e tyre në lidhje me protestën e vrasjes së Klodian Rashës por që degjeneroi në fyer dhe fjalor banal. Ka qenë një status i Enxhiel që është shprehur kundër zhvillimit të protestës dhe shkatrrimit të pronës publike që e ka irrituar reperin duke e bërë t’i kthehej me fjalor banal.
Stresi dhe Finem
Stresi nuk është ndalur as në fund të vitit duke shkatrruar dhe miqësin me reperin Finem, nga arratia e konsideron ‘horr të vogël’ ndërsa Finem nuk ka qëndruar në qetësi duke publikuar profilin e Stresit në Instastory ku iu kërkonte ndjekësve t’i bënin report.
Miqësi të mbaruara dhe konflikte të hapura dhe plot hatërmbetje, këto ishin vipat që miqësit i mbyllëm me disse, sherre fizike dhe gjyqe.
(d.k/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Largësia mes Eros Grezdës dhe Oriola Marashit ka bërë që çifti të shpallë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin. Në vigjilje të vitit...
VLORË– Data 1 janar e ka gjetur në mes të detit një prej qytetarëve të Vlorës. Në videon e publikuar nga Balkanweb, shihet se si vlonjati është zhytur dhe ...
KOSOVË-Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë rikthyer së bashku dhe më të lidhur se kurrë. Vitin e ri 2021 këngëtarja e ka kaluar me familjen e partnerit të saj.S...
TIRANË– Reperi Don Phenom është bërë baba për herë të parë të një djali! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë reperi nëpërmjet një fotoje të publikuar në I...
TIRANË– 2020 iku, por zakoni për meme qëndron stoik edhe në 2021. Faqet interaktive të krijimit të fotomontazheve kanë patur kohë të lirë për të krijuar mo...
TIRANË– Moderatorja Xhemi Shehu ka zbuluar se ka kaluar COVID. Mbrëmjen e djeshme Xhemi dhe Arbana Osmani zhvilluan një video live në Instagram për të urua...
TIRANË-2020 ishte një ‘luftë’ me personazhet e famshëm shqiptarë dhe mediat. Çdo lëvizje e tyre nuk mundi ti shpëtonte syrit të paparazëve apo dhe b...
SHQIPERI- Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se shqiptarët e kanë festuar në mënyrat e tyre mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Edhe pse të gjithë ndo...
Dëshmitë e rralla të gazetarit e moderatorit të njohur, Rezar Xhaxhiu, i cili nga viti 1987 e deri në marsin e 1991-it, shërbeu si atashe i Shtypit dhe Kulturës...