21 Janar 2023, 18:30
Nga DOSJA

TIRANE - Përfundojnë tri ndeshjet e para të javës së 17-të Abissnet Superiores, bardheblutë e Tiranës, në ‘Air Albania’ kanë shkatërruar Bylisin me një ‘poker’ golash me shifrat 4-1 dhe marrë kreun e renditjes.
Githçka u zgjidh që pjesën e parë, kur Hasani realizoi 10′ nga pika e penalties, ndërsa Patrick realizoi dy here në minutat 28′ dhe 32′. Në pjesën e dytë Kacorri shënoi golin e vetëm për ballshiotët, ndërsa Patrick shënoi sërish për vendasit duke kompletuar ‘hat-trick’ e tij në këtë takim. Kjo fitore e ngjit Tiranën në vendin e parë me 31 pikë, një më shumë se Partizani.

Ndërkohë, në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, kuqeblutë e Josës kanë kopjuar kryeqytetasit, duke fituar me një ‘poker’ golash. Vllaznia ka arritur një fitore të thellë, duke mposhtur me rezultatin 4-1 kurbinasit e Laçit.
Hoxhaj (31′, 43′ ) realizoi dy herë për vendasit, ndërsa Juric (73’) dhe Jonuzi (90’+3) kompletuan ‘pokerin’. Për Laçin golin ‘e nderit’ e shënoi Shkurtaj (65’). Josa i dha mundësinë për të luajtur disa minuta edhe Bekim Balajt në pjesën e dytë, i cili zëvendësoi Kainën në minutën e 58-të.
Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e tretë me 28 pikë, vetëm 3 më pak se kreu që mbahet nga Tirana.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Janar 2023, 17:19
ANGLI - Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villa, e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës, është ndërprerë p&e...
Sport
21 Janar 2023, 16:42
ANGLI - Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së 21 të Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në Anfield përfundoi 0-0, me ...
Sport
21 Janar 2023, 16:26
TIRANE - Java e 17-të e Kampionatit të 84-t të Abissnet Superiores ka startuar me ndeshjen Kastrioti-Partizani, e cila ka përfunduar me re...
Sport
21 Janar 2023, 16:03
AUSTRI - Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës...
Sport
21 Janar 2023, 15:51
KOSOVE - Ish-mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare, ka firmosur deri në vitin 2025 me kampionët e Ballkanit të Suharekës...
Sport
21 Janar 2023, 15:31
TURQI - Portokallëzinjët e Ballkanit të Suharekës, që drejtohen nga trajneri Ilir Daja, ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezulta...
Sport
21 Janar 2023, 14:40
PORTUGALI - "Një revolucionar futbolli". Në këtë mënyrë Deco fillon duke lavdëruar José Mourinhon. Trajneri ...
Sport
21 Janar 2023, 11:59
ITALI - Skandali i “Plusvalenzave” e ka çuar Juventusin të përballet me “kambanën” e madhe të zbr...
Sport
21 Janar 2023, 11:34
SPANJE - Marcelo, përveçse ka bërë historinë e tij në futboll, si një nga mbrojtësit e majtë më t&eum...
Sport
21 Janar 2023, 11:22
BRAZIL - Pas largimit të Tite, FA braziliane ka vendosur të zgjedhë një trajner të profilit të lartë dhe për kët&eu...