10 Janar 2023, 10:54
Nga DOSJA

FRANCE - Agjentja e lojtarëve Sonia Souid, 37 vjeç, ka akuzuar presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noël Le Graët për ngacmim seksual. Në një intervistë për kanalin “BFM TV” të parashikuar për këtë të hënë, biznesmenja tha se lideri i futbollit francez “e ka parë atë si dy gjokse dhe një prapanicë”, teksa fliste një takim të mbajtur në vitin 2014 në banesën e presidentit, si dhe disa mesazhe këmbëngulëse për katër vjet për takime të tjera.
“Unë në atë kohë isha 28 vjeç. Ai ishte 72. Ai duhet të kishte respekt. Ai kurrë nuk më shikonte si agjente, por si një karamele për t’u përtypur. Të flas më vulgarisht, më shihte si dy gjinj dhe një prapanicë”, - tha biznesmenia.
Suid tha se i dërgoi email Le Graët në 2013 në një përpjekje për të zhvilluar futbollin francez të femrave përmes FFF. Ajo tha se ishte e befasuar kur mori një përgjigje rreth dy ose tre orë më vonë, në të cilën presidenti shpjegoi se ishte me pushime në Martinique, por premtoi të rifillonte kontaktet. Më vonë ata u takuan në një restorant në Paris dhe biseduan për një kohë të shkurtër.
Në një telefonatë në vitin 2014, sipas Suid, Le Graët e lavdëroi atë dhe e ftoi në apartamentin e tij në Paris. Të dy folën me telefon edhe në raste të tjera, kryesisht për agjenten, që ka punuar për të vënë trajneren Helena Costa në krye të skuadrës së femrave të Clermont. Në fund të atij viti, biznesmenia pretendon se presidenti e ka thirrur përsëri në banesën e tij, duke i shpjeguar se ishte më komode dhe konfidenciale. Ajo vendosi të shkojë, e kënaqur nga mundësia për të shkëmbyer ide për futbollin e femrave me presidentin.
Megjithatë, euforia u shua shpejt. Suid thotë se ajo u befasua pas mbërritjes kur pa dy gota shampanjë tashmë të mbushura. E dyshimtë, ajo mbajti distancë dhe tha se po priste sekretaren e përgjithshme të atëhershme të FFF-së, Brigitte Henriques, por u informua nga Le Graët se nuk do të vinte. Presidenti i kishte thënë gjithashtu, se "nëse do të ishin kaq afër, ai do të ishte në gjendje të materializonte idealet e saj". Pikërisht atëherë ajo gjeti një justifikim për t'u larguar, e bindur se presidenti po përpiqej ta tërhiqte në shtrat.
“Unë jam një nga femrat (agjentet) e rralla, përpiqem të provoj veten. Dhe pavarësisht kësaj, kuptova se, çdo orë, e vetmja gjë që i interesonte, ishin dy gjokset e mia dhe prapanica ime. Kjo është dhunë, më ka lënduar. Është poshtëruese,”- ka thënë Suid.
Suid raportoi se nga viti 2013 deri në vitin 2017, Le Graët i dërgoi asaj mesazh që të shiheshin dhe se i mungonte. Të dy nuk e panë më njëri-tjetrin, sipas biznesmenes.
Kjo është një tjetër akuzë që përfshin Le Graët ditët e fundit. Të dielën e kaluar, presidenti i FFF-së fyeu Zidanin, duke thënë se ai “nuk do të kishte folur as në telefon me të”, nëse do të kishte pasur ndonjë përpjekje për të kontaktuar me të për të marrë kombëtaren franceze. Deklarata pati pasoja negative, kryesisht me kritika nga lojtarët dhe personalitetet e sportit francez dhe presidenti kërkoi falje për “komentet e sikletshme”.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Janar 2023, 10:26
TIRANE - Regi Lushkja, ish-fantazisti kavajas i skuadrës kurbinase të Laçit, e ka mbyllur aventurën e tij me Sheriff Tiraspolit, ku fito...
Sport
10 Janar 2023, 09:45
FRANCE - I zgjedhur në mars 2021 për një mandat të ri në krye të FFF-së deri në fund të vitit 2024, Noël Le ...
Sport
10 Janar 2023, 07:20
FRANCE - Emmanuel Macron, presidenti i Republikës Franceze, po reflekton për të vazhdimësinë e Noel Le Graet, si presidentit t&e...
Sport
10 Janar 2023, 07:15
ARABIA SAUDITE - Kupa e Gjirit Arab po na lë momente të pazakonta, kureshtare dhe të denja për t'u shijuar nga tifozët e bot&eum...
Sport
10 Janar 2023, 07:09
FRANCE - Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar me një postim të ashpër në Instagram, se është në nj...
Sport
10 Janar 2023, 07:06
UKRAINE - Qeveria ukrainase, me fjalët e presidentit Volodimir Zelensky, ka njoftuar sanksione të rënda që do të godasin edhe ...
Sport
10 Janar 2023, 07:01
ANGLI - Boehly i dha vetes një rol të përkohshëm në qershor 2022. Por tani ai ka hequr dorë nga titulli i drejtorit sportiv, funks...
Sport
9 Janar 2023, 20:36
FRANCE - Në moshën 36-vjeçare, Hugo Lloris, kapiteni i skuadrës, njoftoi këtë të hënë lamtumirën e ti...
Sport
9 Janar 2023, 19:29
AUSTRALI - Fitorja e Novak Djokovicit në finalen e turneut të Adelaide ishte episodike, pasi tenisti serb gjatë ndeshjes i kërko...
Sport
9 Janar 2023, 19:08
ANGLI - Jeta e Jerome Sinclair ka marrë një drejtim që askush nuk mund ta parashikonte një dekadë më parë. “Unë ja...