Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndeshja e fundit e Karius ishte në shkurt 2021. Ai nuk ka bërë ende debutimin e tij me Newcastle, por synon të luajë finalen e Carabao kundër Manchester United

ANGLI - Nganjëherë futbolli ofron histori dramatike... por herë të tjera është e kundërta. Këtë të diel, më 26 shkurt, në një vend emblematik si ‘Wembley’, Manchester United dhe Newcastle United do të luajnë për ‘Carabao Cup’.
Titulli më i vogël në lojë në Angli (pas Community Shield), por, me këtë rast, jashtëzakonisht i rëndësishëm për skuadrat finaliste. Ata nga Mançesteri nuk kanë fituar asnjë trofe që nga viti 2017, me Mourinhon; finalja e fundit e Newcastle daton në vitin 1999. Dhe në këtë kontekst, të emocioneve dhe kërkesave, befas shfaqet Loris Karius.
Ndeshja e fundit e portierit gjerman me një klub anglez ishte në finalen e Champions League 2018, në Kiev. Ai bëri dy gabime që i hapën rrugën një Real Madrid, që ngriti sërish Champions League. Dhe atje, me një Karius që ishte vetëm 24 vjeç, karriera e tij dukej e dënuar. Ai nuk luajti më në Anfield dhe u huazua dy herë. Ai ishte te Besiktas dhe Union Berlin, ku luajti ndeshjen e fundit më 28 shkurt 2021.
Që atëherë, asgjë. Karius përfundoi kontratën e tij me Liverpool dhe u bë një agjent i lirë. Askush nuk e nënshkroi atë në muajt e verës. Newcastle ishte klubi që trokiti në derën e tij më 12 shtator për të zgjatur më vonë kontratën fillestare deri në fund të sezonit. Tani, pa bërë debutimin e tij me Newcastle, ende në një ndeshje zyrtare, ai synon të luajë në atë që do të jetë ndeshja më e rëndësishme e jetës së tij: ajo që mund ta reabilitojë atë.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, nuk është i shqetësuar kur u pyet për situatën e Loris Karius: "Ai nuk ka shkuar në mënyrë rutinore në ndeshjet jashtë, ne po testojmë se kush duhet të jetë portieri i tretë... por Karius ka qenë duke u stërvitur sot. Ai është gati të luajë. Unë nuk kam asnjë problem me gjendjen fizike apo formën e tij”.
Kalimi i ditëve ka bërë, që historia ta çojë Kariusin drejt finales të së dielës. “Do të ishte një mundësi e mrekullueshme për të, që të rishkruajë historinë e karrierës së tij,- shpjegoi Howe. - Ka pasur shumë histori gjatë gjithë kohës në futboll në të cilat kanë ndodhur këto gjëra dhe ka pasur një rezultat vërtet pozitiv, apo jo... Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të jetë”, shton ai.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Pasioni i çon qëniet njerëzore drejt veprimeve të pabesueshme. Në këtë rast, dashuria për disa ...
ITALI - Guillermo Ochoas po i ecin mirë punët në Itali. Me Salernitana ai u bë një figurë që në ndeshje...
ANGLI - Kërcënimet me vdekje, të dërguara me email kundër tij dhe fëmijëve nga tifozët e Chelseas. Është...
SPANJE - Nga fushat e futbollit tek gjykata. Policia spanjolle njoftoi të premten se kishte arrestuar gjashtë persona për përfshirjen...
SERBI - Nemanja Vidiç ka dorëzuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Serbisë, r...
BRAZIL - Trajneri më i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për aventurën si “timonier” i kuqezinjve...
RUSI - Zenit mirëpriti, këtë të premte, vendimin e qeverisë së drejtuar nga Vladimir Putin për t'i dhënë Claudinh...
SHBA - Siç janë aktualisht gjërat, tenisti më i mirë në botë, Novak Djokovic , nuk do të mund të luaj...
SPANJE - Një tjetër pengesë për Ansu Fatin. Pasi pësoi tre lëndime të veçanta sezonin e kaluar, ku luajti vet&e...
ETIOPI - Kampionia etiopiane e atletikës në garat e gjysmë distancave Besu Santo është dënuar me burgim të për...