LIVE UPDATES
Sport

‘Bllofi’ i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën, dokumentet dhe mesazhet kapin 'mat' lojtarin e Moldes...

Një skandal i paprecedentë i manipulimit mediatik dhe i “lojës me dy porta” ka shpërthyer rreth emrit të futbollistit të klubit norvegjez Molde, Blerton Isufi.

30 Maj 2026, 17:10 Nga DOSJA

‘Bllofi’ i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe

TIRANE - Teksa mediat në Kosovë nxituan të ngrinin alarmin për një “tentativë rrëmbimi” nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe trajnerit Alban Bushi, dokumentet ekskluzive zyrtare të siguruara nga gazetari Endi Tufa i Top Channel, dëshmojnë një realitet krejtësisht ndryshe.

Bëhet fjalë për një skenar të turpshëm, ku një futbollist i moshave përdor fanelën kuqezi dhe atë dardanë si monedhë shkëmbimi për interesa personale, duke tensionuar artificialisht marrëdhëniet mes dy tifozerive vëllazërore, ndërsa të vërtetën ua fsheh të dyja palëve.

Sulmi publik ndaj Shqipërisë: “I refuzova, dua vetëm Kosovën!”

Pas publikimit të listës së Kombëtares U-21 të Shqipërisë për ndeshjet miqësore, ku emri i Blerton Isufit ishte përfshirë rregullisht, lojtari dha një intervistë për portalet në Kosovë.

Ai mohoi kategorikisht se kishte dhënë miratimin për të luajtur me Kuqezinjtë, duke deklaruar me tone “patriotike” se kishte refuzuar Shqipërinë dhe se e vetmja zgjedhje për të mbetej përfaqësuesja e Kosovës. 

Por, çfarë ndodhte në të vërtetë prapaskenave? Mesazhet dhe e-mailet zyrtare të zbardhura zbulojnë se Isufi po luante një teatër me disa akte.

Mesazhi për trajnerin Alban Bushin: “Vdes për Shqipërinë, por s’më lë klubi”

Në të njëjtën kohë kur bënte “patriotin” në mediat e Prishtinës, Blerton Isufi i dërgonte mesazhe private stafit të Shqipërisë U-21, ku betohej për dashuri ndaj ngjyrave kuqezi. Në mesazhin e tij privat, lojtari shkruan tekstualisht:

“Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë… Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit… Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur.”

Lojtari u tregua “shumë i zgjuar”: Shqipërisë ia la fajin te klubi Molde, ndërsa Kosovës ia shiti sikur e refuzoi Shqipërinë për çështje zemre. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

‘Bllofi’ i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe

Dokumenti zyrtar: Molde i thotë “PO” Shqipërisë, lojtari kapet mat!

Ajo që Blerton Isufi nuk e kishte llogaritur, ishte komunikimi i drejtpërdrejtë institucional mes FSHF-së dhe klubit të Molde në Norvegji. Në e-mailin zyrtar që zyrtarja e klubit norvegjez, Tove Berget, i ka dërguar menaxherit të ekipit kombëtar U21 të FSHF-së, Denis Lilo, klubi shprehet plotësisht i lumtur për ftesën.

Në e-mail thuhet qartë:

“Ne jemi të lumtur që Blerton Isufi është përzgjedhur për skuadrën tuaj U-21. Megjithatë, ne kemi një ndeshje të rëndësishme më 30 maj dhe Blerton ndoshta do të jetë në skuadër për këtë ndeshje. Ne do të jemi të lumtur ta lirojmë atë për të udhëtuar të dielën, më 31 maj. Shpresojmë që kjo punon për ju.”

‘Bllofi’ i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe

Klubi Molde jo vetëm që nuk ia ndaloi grumbullimin, por u tregua plotësisht i gatshëm ta niste lojtarin drejt Shqipërisë menjëherë pas ndeshjes së datës 30 maj!

Kur shenjtëria e fanelës kthehet në pazar egoje

Në fund të fundit, fanella e një kombëtareje, qoftë ajo kuqezi e Shqipërisë, qoftë ajo dardane e Kosovës, nuk është thjesht një copë rrobë sportive e radhës. Ajo peshon sa historia, sa lotët, gjakderdhja dhe sakrificat e panumërta të një populli të ndarë padrejtësisht nga kufijtë, por që përmes futbollit ka gjetur gjithmonë urën më të pastër të bashkimit dhe krenarisë.

Është tejet e dhimbshme, madje e turpshme, të shohësh se si kjo ndjenjë e shenjtë kombëtare keqpërdoret sot nga djem të rinj për lojëra të rëndomta egoje, manipulime mediatike dhe interesa të rëndomta karriere.

Ndërsa prindërit tanë dikur kanë vuajtur e kanë ëndërruar ditën kur djemtë shqiptarë do të luanin të lirë në fushë nën sytë e mbarë botës, sot disa talente të llastuara e përdorin këtë liri për të gënjyer dy shtete brenda 24 orëve, thjesht për t’u dukur heronj të rremë në rrjetet sociale.

Kombëtarja nuk është pazar, as një mjet për të bërë shantazh e për të rritur vlerën e vetvetes. Mbi të gjitha, vëllazëria e gjakut mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë më e madhe, më e pastër dhe më e shenjtë sesa ambicia e sëmurë e një lojtari që zgjedh të luajë me dy porta.

Koha që këta pseudo-patriotë të demaskohen me fakte ka ardhur. Kushdo që nuk e ndjen peshën e kësaj fanele, bën mirë të qëndrojë larg saj.

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet