21 Dhjetor 2023, 00:30
Nga DOSJA
ITALI - Inter eliminohet në 1/8-at e Kupës së Italisë, ndërsa u mund me përmbysje me rezultatin 1-2 nga Bologna në kohën shtesë, me “kuqeblutë” që kalojnë në fazën çerekfinale. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, megjithatë në fund ishin miqtë ata që fituan, duke eliminuar fituesit e dy sezoneve të fundit të këtij trofeu.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, teksa në minutën e 65’ Inter fitoi penallti pasi Corazza preku topin me dorë, megjithatë Lautaro Martinez u ndal në goditjen nga pika e bardhë nga Ravaglia.
Koha e rregullt u mbyll me barazimin 0-0, me ndeshjen që shkoi në shtesë. Pikërisht në nisje të shtesës, në minutën e 92’ Carlos Augusto kaloi Interin në avantazh. Megjithatë në minutën e 112’ Bologna barazoi, me Beukema që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti spektakolar nga Zirkzee.
Vetëm katër minuta më pas, Zirkzee u bë sërish protagonist, duke kaluar bukur mbrojtjen e Interitd he duke i dhuruar asist Ndoye, i cili e finalizoi topin në rrjetë dhe përmbysi “zikaltërit”. Kështu pasi Frosinone eliminoi Napolin, tashmë Bologna u bë surpriza e radhës duke eliminuar Interin dhe duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Dhjetor 2023, 00:26
FRANCE - Kampionati francez luajti të gjithë javën e 17-të këtë të mërkurë, duke mbyllur kështu vitin 2023. Pa...
Sport
21 Dhjetor 2023, 00:18
ANGLI - Liverpool triumfon me rezultatin 5-1 ndaj West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Ndeshja e luajtur në “Anfield” f...
Sport
20 Dhjetor 2023, 21:31
ITALI - Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka gjasa të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 21:16
TIRANE - Partizani triumfon në Superkupën e Shqipërisë, me kryeqytetasit që fituan minimalisht 1-0 përballë Egnatias në ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:49
ITALI - Futbollisti belg Dries Mertens është një nga lojtarët kyç të kryesuesve të kampionatit turk Galatasaray. E si t&eum...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:35
ITALI - Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushën e lojës. Mbrëmjen ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:31
URUGUAJI - Futbollisti i njohur Ezekiel Lavezzi përfundoi në spital pasi u godit me thikë në Uruguaj. Mediat argjentinase pretendojnë s...
Sport
20 Dhjetor 2023, 17:25
GJERMANI - Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka kërkuar largimin e trajnerit të skuadrës Edin Terzic, raporton “Bild”.
Infor...
Sport
20 Dhjetor 2023, 17:08
ITALI - Rasti i borxhit të pretenduar nga Cristiano Ronaldo, për pagat e prapambetura te Juventusi, ende vazhdon t'i bëjë njerëz...
Sport
20 Dhjetor 2023, 16:52
ARABIA SAUDITE - Matheus Nunes ndihmoi Manchester Cityn për të mposhtur Urawa Reds (3-0) dhe për të garantuar hyrjen në fin...