LIVE UPDATES
Sport

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Ish-tenisti i njohur gjerman prezantoi një dokumentar, të fokusuar në arritjet e tij sportive dhe i bindur se, pavarësisht gabimeve të tij, ai ka kohë të bëhet "një njeri më i mirë".

20 Shkurt 2023, 10:19 Nga DOSJA
Boris Becker, nga burgu në Berlinale…
Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro

GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pjesë në Berlinale këtë të dielë, dy muaj pasi doli nga një burg në Mbretërinë e Bashkuar, për të prezantuar një dokumentar të fokusuar në arritjet e tij sportive dhe i bindur se, pavarësisht gabimeve të tij, ai ka kohë të bëhet "një njeri më i mirë."

"Ishin tetë muaj e gjashtë ditë në burg, ku çdo mëngjes pyesje veten se si do të ishte pjesa tjetër e jetës tënde,"- tregoi tre herë kampioni i Wimbledon, i rrethuar nga Alex Gibbney, regjisori i filmit "Boom! Boom! The World v Boris Becker".

Filmi nis me një intervistë, të regjistruar disa ditë para se të dëgjohej dënimi. Ai flet para kamerës me fytyrë të fryrë dhe në prag të lotëve, si parandjenjë e dënimit 2.5 vjeçar, që i është shqiptuar për parregullsi financiare.

Krimet e tij tatimore u vlerësuan në rreth 2.7 milionë euro. Dënimi pasoi një sërë problemesh financiare, një deklaratë falimentimi të vitit 2017, një borxh prej gati 60 milionë eurosh dhe një hua të papaguar prej 3.5 milionë eurosh për një vilë që zotëronte në Mallorca.

Intervista pasohet nga imazhi i një tufe kamerash, që kapin mbërritjen e Becker në një gjykatë në Londër, i veshur elegant dhe dorë për dore me partneren e tij aktuale, Lilian De Carvalho Monteiro. Pasi dëgjoi dënimin, ai hyri drejtpërdrejt në burgun e Londrës Wandsworth.

"Tani jam ulur këtu, ndihem mirë. I kam vënë vetes synimin të jem një njeri më i mirë. Shpresa është gjëja e fundit që humbet,"- tha ai disa orë para premierës zyrtare të filmit të tij.

Gibney, fitues i një Oscar në 2008, për "Taxi to the Dark Side", ka kompozuar filmin e tij me dy intervista me Becker, një nga 2022 dhe një e mëparshme nga 2019, imazhe të ndeshjeve të tij më legjendare dhe intervista me yje të tjerë në pension, si John McEnroe, Mats Wilander ose Bjorn Borg.

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Nga imazhet e adoleshentit gjerman që fitoi Wimbledonin e tij të parë në moshën 17-vjeçare, ai vazhdon të përpiqet të shpjegojë pikat e forta dhe të dobëta të tij. "Jeta e një makinerie fituese tenisi është shumë më e vështirë nga sa mund ta imagjinoni,"- thotë Becker.

Barbara Feltus, aktorja me të cilën ai ishte i martuar mes viteve 1993 dhe 2001 dhe me të cilën pati dy fëmijë, Noah dhe Elias, është e vetmja nga ish-bashkëshortet në jetën e tij që shfaqet mes të intervistuarve.

Divorci pasoi lidhjen e tij me modelen Angela Ermakova, me të cilën pati një takim seksual në një hotel luksoz në Londër, rezultat i së cilës lindi vajza e tij Anna. Aty filloi një zinxhir kompensimi miliona dollarësh, i alternuar me përpjekjet për të rindërtuar jetën e tij dhe skandale të reja, të cilat në filmin e Gipsey pasqyrohen përmes kopertinave të tabloideve.

"Gjëja e fundit që dua është të fitoj dhembshuri. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia," tha Becker, më i qetë se në intervistat e para të transmetuara në Gjermani pas lirimit nga burgu nga media si gazeta tabloid gjerman "Bild".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve