20 Dhjetor 2022, 16:18
Nga DOSJA
GJERMANI - Tenisti gjerman Boris Becker, në intervistën e parë që ka dhënë pasi kaloi tetë muaj në burg në Britaninë e Madhe për krime financiare, pohoi se ka marrë një "mësim të vështirë" ndërsa ishte në burg.
"Kam mësuar një mësim të vështirë. Fytyra shumë të dhimbshme. Por e gjithë kjo më ka mësuar diçka të rëndësishme dhe të mirë. Dhe disa gjëra ndodhin në jetë për një arsye të mirë,"- tha ai në një intervistë për kanalin gjerman Sat.1 që do të transmetohet sonte, të martën, por përmbajtja e së cilës u zbulua tashmë nga media të tjera gjermane.
"Unë mendoj se kam rizbuluar personin që kam qenë dikur,"- tha tenisti 55-vjeçar, tre herë kampion i Wimbledon. Në lidhje me 232 ditët që ylli i tenisit kaloi në burg, fillimisht në Wandsworth të Londrës dhe më pas në Huntercombe, Oxfordshire, Becker tha se gjatë asaj periudhe ai ishte "askushi".
"Ti je thjesht një numër. I imi ishte A2923EV. Askush nuk më thirri Boris, unë isha një numër. Dhe atyre nuk u intereson kush je,"- tha ai. Rreth orëve të fundit para lirimit të tij, Becker tregoi se si e kalonte kohën duke u ulur në buzë të shtratit dhe duke pritur që dera e qelisë të hapej. "Më pyetën nëse isha gati dhe unë u thashë: Le të shkojmë. Unë tashmë i kasha gati bagazhet",- kujton ai.
Becker u lirua pasi kishte vuajtur vetëm tetë muaj burg nga një dënim 2.5-vjeçar i dhënë prillin e kaluar për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë paund (2.9 milionë euro) për të shmangur pagesën e borxheve të tyre.
Ai që ishte numri 1 i tenisit në botë vite më pare, shpalli falimentimin më 21 qershor 2017, me një borxh që pothuajse arriti në 50 milionë paund (rreth 58 milionë euro) lidhur me një kredi të papaguar prej më shumë se 3 milionë paund (3 4 milionë euro) për një pronë që kishte në Majorka (Spanjë).
Sipas informacioneve të tabloidit gjerman “Bild”, Becker, ende i zhytur në procedurat e falimentimit, ka marrë më shumë se 500 mijë euro për intervistën me Sat.1.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Dhjetor 2022, 16:03
A.B
Lojtaret
ARGJENTINË- Reflekset e Messit, Paredes, De Paul, Di Maria dhe Otamendi ishin në kohë në momentin e f...
Sport
20 Dhjetor 2022, 15:58
KATAR - Ish-lojtari historik kolumbian, Carlos 'El Pibe' Valderrama, shijoi Kupën e Botës “Katar 2022” në Doha, duke mbuluar turneu...
Sport
20 Dhjetor 2022, 15:57
k.m.
Lionel Messi
ARGJENTINË- Rekordi i ri i pëlqimeve në Instagram i përket Lionel Messit dhe postimit që ai bëri pas fitimit t&e...
Sport
20 Dhjetor 2022, 15:37
KATAR - Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”. Cristiano Ronaldo pati një përvojë për t’u harrua...
Sport
20 Dhjetor 2022, 15:21
FRANCE - Zinedine Zidane është pak më afër Juventusit . E ardhmja e Zizout dukej e vulosur pas Botërorit 2022 n&e...
Sport
20 Dhjetor 2022, 12:59
FRANCE - Fillimi i pazakontë i Kupës së Botës 2022 në Katar në nëntor dhe dhjetor kushtëzoi shumë data të...
Sport
20 Dhjetor 2022, 12:37
GJERMANI - Një lajm i mirë vjen nga Gjermania. Kthimi i Sébastien Haller (1994) është më afër. Sipas &lsqu...
Sport
20 Dhjetor 2022, 12:18
EMIRATET ARABE - Cristiano Ronaldo la pas Botërorin dhe stërvitjet në Valdebebas. Ëndrra për të qenë lojtar i Rea...
Sport
20 Dhjetor 2022, 12:04
ARGJENTINE - ‘Albicelestët’ kanë mundur Francën në finalen e Kupës së Botës 2022 dhe Messi ka përmbus...
Sport
20 Dhjetor 2022, 11:39
FRANCE - Zinedine Zidane ndoqi rrugëtimin e ‘Bluve’ në Katar nga Spanja. Pavarësisht disa ftesave, “Topi i Artë&rdquo...