"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Botërori i skive/ Garon Deni Xhepa, skiatori shqiptar renditet në vendin e 45-të…
Sa i përket renditjes Deni Xhepa u rendit në vendin e 45-të në daljen e tij të parë në Sllallomin Gjigand, një rezultat që vjen vetëm në pjesëmarrjen e tij të dytë në një Kampionat Botëror.
14 Shkurt 2025, 15:53Nga DOSJA
AUSTRI - Këtë të premte ishte radha e Deni Xhepës për të garuar, skiatorit shqiptarë të rritur në Itali aty ku stërvitet me të vëllain.
Ka qenë një paraqitje relativisht pozitive, sa i përket ekspseriencës për Xhepën, duke qenë se mbeti i vetmi skiator mashkull në këtë Botëror, pas dëmtimit të Kevin Qerimit pak para fillimit të garave.
Sa i përket renditjes Deni Xhepa u rendit në vendin e 45-të në daljen e tij të parë në Sllallomin Gjigand, një rezultat që vjen vetëm në pjesëmarrjen e tij të dytë në një Kampionat Botëror.
Ai garoi në të njëjtën pistë me kampionët më të mëdhej të botës, dhe në kategorinë e meshkujve, ku gara është shumë herë më e fortë dhe me më shumë konkurrencë, se sa te femrat.
Sa i përket vazhdimësisë së Botërorit, ditën e shtunë do të jetë sërish rradha e Lara Colturit, e cila këtë herë garon në kategorinë e Sllallomit, një tjetër sfidë me prerendime për të për të qenë mes 10 më të mirave të Botës.