Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Sot bëmë detyrën dhe duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë, kemi shumë për të përmirësuar”
TIRANE - Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në “Air Albania” përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E, teksa pas sfidës për emisionin “Kuqezi” në SuperSport foli Sokol Cikalleshi, i cili theksoi se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë pasi për Europianin duhet ende shumë punë dhe përpjekje. Ndër të tjera, Cikalleshi shtoi se nuk e ka problem të godasë shtyllën, përsa kohë skuadra fiton.
“Kur përfundon me fitore se kam problem të godas shtyllën. Kur nuk fiton të ngel pishman, por sot jo nuk kam asnjë pishman. Gjërat kanë ndryshuar, por nuk duhet të kalojmë në eufori, Europiani vazhdon të jetë i vështirë. Sot bëmë detyrën dhe duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë, kemi shumë për të përmirësuar. Kemi trajnerin e duhur dhe tani na ngelet ne futbollistëve që të japim atë që kërkon trajneri. Europiani kërkon punë. Moldavia luante me pesë në prapavijë dhe nuk linte hapësirë, kemi bërë analizë dhe mbrojtësit nuk e shoqëronin sulmuesin kur zbriste poshtë.
Mua më pëlqen të luaj mes linjave, në fundin e pjesës së parë qëndrova më lart dhe për të bërë murin për shokët. Kështu, vazhdova edhe në pjesën e dytë, por më pas erdhi goli dhe loja na shkoi më mirë. Gjithmonë kemi hasur vështirësi me skuadrat e dobëta, por sot treguam shpirt gare dhe kjo kombëtare është në ngritje e sipër.
Kemi shumë punë dhe kemi gjashtë finale përpara. Më vjen mirë për tifozët, janë një mbështetje e madhe. I falenderoj se vetëm kështu mund të arrijmë çfarë duam. Tashmë bëj gati 10 vite në karrierë, edhe pse jam larg në Arabi kam qenë gjithmonë gati. Pastaj e kam thënë Dukës, se nëse jam unë problemi atëherë tërhiqem, por anijen nuk e braktis”,- u shpreh Cikalleshi.
B.T (Dosja.al)
Kombëtarja shqiptare TIRANE- Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Në "Air Albania Stadium", ku b...
Festa e Bajramit pas golit të dytë TIRANE- Kombëtarja është vetëm një hap larg fitores ndaj Moldavisë. Nedim Bajram...
Igli Tare TIRANË- Igli Tare, ish drejtori i Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi, ka shpërblyer tifozët me foto të shumta n&...
Jasir Asani TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh kundrejt Moldavisë. Jasir Asani kalon kuqezinjtë në avantazh me nj...
Igli Tare TIRANË- Igli Tare, ish drejtori Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi ndodhet në stadiumin “Air Albania”, ku luh...
Atmosfera ne “Air Albania” TIRANE- Në stadiumin “Air Albania” ku luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi, tifozët kuqezi kan...
Rama ne "Air Albania" TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho, po ndjekin me k&eum...
ekipi shqiptarë TIRANË- Pak minuta nga starti i ndeshjes së dytë eliminatore të europianit Gjermani 2024, publikohet formacioni zy...
ANGLI - Romeo Beckham, i cili luajti si i huazuar te Brentford ‘B’ në gjysmën e dytë të sezonit, ka nënshkruar një k...
SPANJE - "Kroacia është për t'u frikësuar në tërësi. Nuk është vetëm Modric. Ata kanë lojtarë të...