LIVE UPDATES
Sport

25 Maji/ Tirana në ‘shtetrrethim’, vishet me ngjyrat e ekipeve, mjekët e efektivët në gatishmëri

Në mesin e sheshit “Skënderbej” është prezantuar edhe kupa që ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka të zbusin tonet e të shtrëngojnë duart.

24 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
25 Maji/ Tirana në ‘shtetrrethim’, vishet me ngjyrat e ekipeve,
Roma-Feynoord, Tiranë

TIRANË- Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet nesër në Tiranë, por kryqyteti zien një ditë para. Klubi i Romës e nisi ditën e sotme me një postim nga eksodi i shqiptarëve që u dyndën drejt Italisë në vitin 1991.

“Andiamo a Tirana (Shkojmë në Tiranë),”- shkruhet në postimin që e ka rishpërndarë kryeministri Edi Rama.

25 Maji/ Tirana në ‘shtetrrethim’, vishet me ngjyrat e ekipeve,
Postimi

Në mesin e sheshit “Skënderbej” është prezantuar edhe kupa që ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka të zbusin tonet e të shtrëngojnë duart.

Kupa do të qendrojë për disa orë për të gjithë dashamirësit e futbollit që duan të bëjnë një fotografi. Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League te ekipit të Romës dhe Feyenoord, ndërsa pritet që tifozët e tyre të jenë të shumtë.

Sot në orën 16:20 në aeroport do mbërrijë ekipi i Romës që do niset direkt drejt stadiumit për një inespektim të fushës. Në orën 14:00 në Tiranë vjen Feyenoord dhe në orën 19:30 është parashikuar seanca e vetme stërvitore e ekipit holandez.

Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord.

Policia e Shtetit ka publikuar hartën ku duket zona pa trafik e dedikuar për këmbësorët e tifozët si dhe vendi ku do të kalojnë automjetet. Në hartë duket se ka edhe një rrugë të dedikuar për emergjenca si dhe për të hyrë në stadiumin “Air Albania” për tifozët që kanë bileta.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër planin e masave të përgatitur për situatën shëndetësore, në rast se do të nevojitet ndihma e ekipeve mjekësore. Në një takim me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Manastirliu tha se janë në gatishmëri të përforcuar me autoambulanca, spitale si dhe ekipe mjekësore. Ajo shtoi se edhe tre spitalet universitare në Tiranë do të jenë në gatishmëri me shtretër të dedikuar për rastet emergjente.

CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka folur për trafikun e vizitorëve me rastin e finales së Conference League. Ai ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 prej të cilëve do të sjellin tifozë, ndërsa nesër do të vijnë 176 avionë, 36 prej të cilëve me tifozë.

Ndërkaq Drejtori aviacioni civil Maksim Et’hemaj tha se tha se aeroportit të Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë kapacitet ndryshe nga kushtet normale.

Drejtori i policisë, Neritan Nallbati deklaroi se në Durrës priten rreth 500 tifozë italianë sot dhe nesër. Deri më tani kanë mbërritur 100. Autoriteti Portual Durrës ka shpërndarë për tifozët katalogë komunikimi në 4 gjuhë. Tifozët janë pritur të organizuar dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, por nuk janë prononcuar për mediat.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë