LIVE UPDATES
Sport

VD-Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Këtë herë, dyshja jo vetëm që janë parë pranë njëri-tjetrit, por edhe kanë shtrenguar duart e kanë shkëmbyer biseda.

24 Maj 2022, 12:02 Nga DOSJA
VD-Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja
Armand Duka dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kupa e Conference League është prezantuar sot në Tiranë. Simboli për të cilin do të përballet Roma me Feynoord është vendosur në sheshin “Skënderbej” dhe ka bërë sërish bashkë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Këtë herë, dyshja jo vetëm që janë parë pranë njëri-tjetrit, por edhe kanë shtrenguar duart e kanë shkëmbyer biseda.

I pari që foli ishte Veliaj, i cili tha se qyteti është përfshirë nga një valë organizimi për këtë festë të madhe dhe përmendi sërish tre fan zonat që do të presin tifozët që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Ai kujtoi se Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në fan zone për tifozët e Romës dhe të Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Tiranës për mikpritjen fantastike që u kanë bërë atyre që kanë ardhur nga larg. Përshëndesim të gjithë ata që kanë ardhur nga Roterdami dhe nga Roma, mirë se erdhët në Tiranën tone! Shpresoj të kaloni sa më mirë dhe sigurisht të fitojë më i miri në finale, por mbi të gjitha të kalojmë bukur. Me kalimin e kohës, kupat edhe i zë pluhuri, por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj, qëllimi i organizimit në Tiranë është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë, pavarësisht se ku përfundon kupa”, tha Veliaj.

Më pas, ai u shpreh se kjo finale është dhe një mundësi për të ngritur lart imazhin e mirë të Tiranës dhe të vendit, në sytë e të gjithë botës.

“Në Tiranë do të vijnë edhe dy kryetarët e bashkive të Romës dhe të Roterdamit, do të dalim me një deklaratë të përbashkët për t’i treguar qytetarëve që vijnë nga Roma dhe Roterdami, se i respektojmë si miq, i respektojmë si të ftuar për të qenë pjesë e këtij gëzimi, por nga ana tjetër, duam që edhe ata të respektojnë Tiranën, që të lënë mënjanë zënkat, sigurisht emocionet janë të forta, por në finale duam që të ruhet qyteti, të ruhet edhe qetësia e vëllazëria që kultivon futbolli. Shpresoj shumë që ata që kanë ardhur për herë të parë në Tiranë vetëm si tifozë, të kthehen sërish si turistë, me miqtë dhe familjet e tyre. E vlerësoj shumë faktin që shumica e qytetarëve po udhëtojnë ose në këmbë ose me biçikleta. Çdo njeri që na ndihmon duke ulur pak trafikun, na ka bërë nder të jashtëzakonshëm. U jemi mirënjohës të gjithëve, që të dalim të nderuar nga kjo histori dhe Tirana jonë, imazhi i Shqipërisë dhe reputacioni i gjithë popullit tone, të shkojë lart e më lart”, theksoi Veliaj.

Duka përshëndeti të gjithë tifozët dhe tha se duhet ta shijojnë këtë aktivitet.

“Ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale. U uroj suksese të dyja ekipeve!”- tha Duka. 

I pranishëm ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.

Veliaj dhe Duka u bënë bashkë në Kryeministri pak muaj pas përplasjeve të forta mes tyre. Gjithçka nisi prag zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së. Veliaj deklaronte publikisht se kishte marrë zotimin për të pastruar futbollin siç e ka quajtur ai vetë nga ‘llumi i Shijakut’. Ai e akuzoi Dukën për shpërdorimin e rreth 2.1 milion euro fonde të UEFA-s dhe FIFA-s. Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. FSHF vuri në dispozicion edhe një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. 'Lufta' mes tyre ka kaluar në Gjykatë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen