LIVE UPDATES
Sport

Hysaj optimist: “Moldavia? Synojmë të fitojmë, do të ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve si Kombëtare”...

“Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen, sepse duhet të kthemi me gëzim dhe ta shijojmë këtë sfidë”.

14 Nëntor 2023, 15:20 Nga DOSJA
Hysaj optimist: “Moldavia? Synojmë të fitojmë, do të

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Moldavisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Elseid Hysaj doli sot në konferencën zyrtare për media, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me këto ndeshje.

Elseid Hysaj theksoi se dy sfidat e fundit janë si finale për Kombëtaren. Përsa i përket Moldavisë, mbrojtësi kuqezi vlerësoi ekipin moldav, si një kundërshtar shumë të fortë, pasi ka pësuar vetëm një humbje. Më tej, Hysaj tha se kjo fushatë kualifikuese ka qenë fantastike për kuqezinjtë dhe vlerësoi repartin e prapavijës.

Synimi në dy sfidat e fundit, 1 pikë apo më shumë? “Normal që janë dy finale për ne,  por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një ndeshje e rëndësishme dhe janë në skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve si Kombëtare”.

Sfida me Moldavinë, a ngjason me Armeninë? “Kanë lidhje, por siç e dimë si ndeshje duket më e thjeshtë, sepse na duhet vetëm një pike, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë, sepse në qoftë se fitojmë do të jemi të kualifikuar dhe mund të kthehemi me një gëzim të madh në Shqipëri, ndërsa po humbëm do jetë një presion më shumë për ne dhe do të kthehemi në Shqipëri për të luajtur ndeshjen e fundit. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen, sepse duhet të kthemi me gëzim dhe ta shijojmë këtë sfidë”.

Kritikat në drejtimin tuaj? “Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar, por nuk është problem sepse  rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian dhe të shkojmë në Gjermani kjo është më e rëndësishme, pastaj kritikat janë pjesë e lojës mund të vijnë  dhe do të jenë aty gjithmonë”.

Shumë pranë kualifikimit? “Është një ndjesi e bukur kur kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh. Shpresoj që t’i shijojnë edhe djemtë e tjerë dhe ne bashkë me shokun tim të vjetër Berishën. Është një kënaqësi, duhet të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri”.

Në prag të dy sfidave jeni më të motivuar apo më shumë në presion? “Ne duhet të jemi të rritur në mentalitet, sepse nuk duhet ta shohim si presion. Duhet të jetë një mundësi për ne duhet ta shfrytëzojmë,  e dimë që do të jetë e vështirë, por ne punojmë për këto ndeshje dhe duhet të jemi gati”.

Mbrojtja më e mirë që ka pasur Kombëtarja? “Ne e kemi pasur gjithmonë mbrojtjen e fortë dhe në Europianin e kaluar. Por normal statistikat flasin vetë dhe nëse statistikat thonë që kjo është mbrojtja më e mirë dhe unë besoj të njëjtën gjë, është mbrotja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë në Kombëtare”.

Çfarë vlerësoni më tepër te Moldavia? “Është një skuadër që e kemi parë të gjithë, nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi. Jemi të qartë që janë një skuadër që kundërsulmojnë dhe luajnë me kundërsulme por ne po përgatitemi për një ndeshje të tillë, ato do qëndrojnë në mbrojtje dhe ne duhet t’i gjejmë vetë mundësitë tona për t’i sulmuar dhe të jemi të kujdesshëm në mbrojtje në rastet kur ata kundërsulmojnë”.

Një notë për sfidat kualifikuese? “Notën do ta jap pas ndeshjes me Moldavinë ose pas ndeshjes me Ishujt Faroe. Do të duhet të presim dhe pastaj do flasim prap bashkë dhe do ju jap notën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta