31 Tetor 2023, 22:54
Nga DOSJA
ZVICER - Këtë 29 dhjetor do të bëhen pikërisht dhjetë vjet nga aksidenti i tmerrshëm i përjetuar nga Michael Schumacher. Një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1 të të gjitha kohërave ra duke bërë ski në Alpet Franceze atë ditë dhe pësoi lëndime të rënda në kokë.
Edhe pse ai është një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që atëherë dihet shumë pak për shëndetin e tij. Ose më mirë, absolutisht asgjë. Aty-këtu miqtë e tij thonë disa fjalë pas vizitës, por kurrë diçka konkrete. Ndërsa familja e Michaelit, veçanërisht bashkëshortja e tij Korina, prej kohësh nuk jep asnjë deklaratë.
Pse është kështu, shpjegoi avokati i familjes Schumacher, për 15 vitet e fundit, Felix Damm. Ai foli për mënyrën se si bashkëshortja e Michael, Corina po lufton për shëndetin e tij dhe pse ende nuk ka një raport zyrtar për gjendjen e tij.
“Kam ende në kokë imazhin e gazetarëve dhe fotografëve të shumtë që prisnin informacione para spitalit në Grenoble për ditë pas aksidentit. Për të ulur presionin, informacionet e para të përgjithshme për dëmtimet u dhanë në konferenca për shtyp ku ishin të pranishëm edhe mjekët që trajtonin Michael. Deri atëherë, çdo lajm për kushtet shëndetësore ishte absolutisht tabu”.
Dam tha gjithashtu se familja kishte menduar për një kohë të gjatë për të njoftuar atë që po ndodhte me Michael përmes mediave.
"Gjithmonë ka qenë për mbrojtjen e privatësisë. Sigurisht, ne kemi folur për këtë shumë dhe kemi konsideruar gjithashtu nëse një raport përfundimtar mbi shëndetin e Michael mund të jetë mënyra e duhur për ta bërë këtë. Por ky nuk do të ishte fundi. Do të duhej të vazhdonim t'i përditësojmë raportet... Media do të pyeste, përsëri dhe përsëri: si është tani, si duket tani?, një, dy, tre muaj apo vite pasi do të kanë publikuar."
Dam beson se shumica e fansave të Michael e kuptojnë dhe respektojnë vendimin e familjes për të kërkuar privatësi. "Ata respektojnë faktin që aksidenti filloi një proces ku privatësia është e nevojshme. Besoj se shumica dërrmuese e fansave mund ta përballojnë mirë. Sa për mediat, u habita se sa raportojnë ata pavarësisht se nuk ka asgjë të besueshme. Po bëjnë gjithçka për të krijuar histori që nuk ekzistojnë.”
Pothuajse dhjetë vjet nga aksidenti, dihet pak për gjendjen e Michael. Thuhej se ai u zgjua nga koma gjashtë muaj pas rënies, madje ishte në gjendje të ecte dhe të komunikonte.
Avokatët i mohuan të gjitha këto dhe paditën edhe mediat që thanë gënjeshtra për shtatë herë kampionin e botës. “Bunte” shkruante në vitin 2016 se Michaeli ishte shëruar, se po ecte dhe lëvizte njërin krah, ndërsa “Bild” tha se po i hapte sytë dhe po merrte frymë vetë. Kjo është larg së vërtetës, e konfirmoi edhe djali i tij Mick Schumacher, në një intervistë që dha në vitin 2021: “Mendoj se sa mirë do të ishte të flisja me babanë tim, si një shofer me një shofer. Do të jepja gjithçka për ta pasur atë... është një padrejtësi për mua”.
Felix Damm arriti në përfundimin pse nuk duhet të spekulohet. "Një revistë botoi në faqen e saj të parë "Ai nuk është më me ne", duke aluduar në faktin se Michael Schumacher kishte vdekur. Ky informacion i rremë u kushtoi atyre 100,000 euro. Unë nuk jam në dijeni që dikush duhet të paguajë më shumë për ndonjë lajm të rremë të publikuar. ."
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Tetor 2023, 22:44
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij spo...
Sport
31 Tetor 2023, 22:25
TURQI - Wanda Nara, bashkëshortja e njohur e argjentinasit Mauro Icardi, nis të çimentojë emrin e saj edhe në industrinë e muzik...
Sport
31 Tetor 2023, 22:15
BRAZIL - Lula da Silva, presidenti i Brazilit, deklaroi se Lionel Messi, i cili dje fitoi “Topin e Artë” të 8-të në karrierë...
Sport
31 Tetor 2023, 22:01
SPANJE - Këtë të martë, Real Madrid njoftoi rinovimin e kontratës së Vinícius Junior, të cilën ai e nënshkro...
Sport
31 Tetor 2023, 21:55
SPANJE - Një ditë pasi fitoi “Topin e Artë” për herë të 8-të në karrierën e tij, Lionel Messi u shfaq n...
Sport
31 Tetor 2023, 21:33
ANGLI - Jude Bellingham, 20 vjeç, po bëhet një nga figurat më të mëdha të Real Madridit. Tifozët e duan dhe numrat e t...
Sport
31 Tetor 2023, 21:21
ARABIA SAUDITE - Al Nassr priti dhe mundi 1-0 Al Ettifaq (106’), në një lojë të vlefshme për raundin e 16-të të Kup&eum...
Sport
31 Tetor 2023, 21:05
ELBASAN - Dinamo kthehet te fitorja, duke mundur 2-1 Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Janë tri pikët e para në stolin e &ldq...
Sport
31 Tetor 2023, 18:47
ANGLI - Djajtë e Kuq janë në dijeni se një operacion i tillë do të jetë i vështirë në janar, por që plani...
Sport
31 Tetor 2023, 18:32
ITALI - Vllahovic është një prej lojtarëve më të përfolur te Juventusi. Aktualisht serbi fiton rreth 9 milionë euro neto...