Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkombëtari i Manchester Cityt flet për ‘Euro2024’ dhe shanset e Anglisë: “Ulërima e një stadiumi të mbushur plot, himni kombëtar... Do të doja që të gjithë ta ndjenin këtë”
ANGLI - Phil Foden ka pohuar se Anglia është përmirësuar gradualisht si ekip dhe ata shpresojnë t'u japin tifozëve të tyre një ndjenjë "një herë në jetë", duke fituar kampionatin evropian në Gjermani.
Nën drejtimin e Gareth Southgate, Anglia arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 dhe në çerekfinale të Kupës së Botës 2022, përveçse arriti në finalen e ‘Euro 2020’, ku u mposht nga Italia.
"Është bukur të shohësh se ne mund të konkurrojmë kundër kombeve më të mira dhe të arrijmë në ato faza të mëvonshme të turneut. Në të kaluarën, skuadrat e Anglisë kanë luftuar për ta bërë këtë,"- tha Foden në një intervistë për 'Daily Mail'. "Gareth ka ndërtuar për një kohë tani dhe ne po ecim në drejtimin e duhur."
Foden flet edhe për ndjenjat: "Duke luajtur tani, ju pështjelloni. Ajo zhurmë e stadiumit të mbushur, himni kombëtar. Është diçka që e keni parë gjithmonë kur keni qenë fëmijë, duke e ditur se dëshironi të bëheni një lojtar i Anglisë. Është një ndjenjë, që do të doja që njerëzit të kenë diçka që u ndodh një herë në jetë”.
Foden, i cili shijoi një sezon pozitiv me Manchester Cityn dhe u kurorëzua lojtari i sezonit në Premier League, do të jetë një nga emrat e parë në skenën e ekipit të Southgate. Por Anglia ka gjithashtu një zëvendësues kryesor si Cole Palmer (Chelsea), i cili u emërua lojtari i ri i sezonit në Premier League, pasi iu bashkua klubit londinez nga City vitin e kaluar.
“Lojtarët në pankinë janë po aq të mirë dhe skuadra është një nga më të mirët që kam parë për një kohë të gjatë”,- tha Foden për ish-bashkëlojtarin e tij. "Të gjithë këta lojtarë janë të aftë.
Nëse do të fitojmë diçka, ne kemi nevojë që këta njerëz të luftojnë për fanelën, të dalin nga pankina dhe të bëjnë diferencën. Gjithmonë e kam ditur që (Palmer) do të kishte një karrierë të shkëlqyer. Mund ta shihni menjëherë kur ke një lojtar të nivelit të lartë”.
Anglia do të luajë me dy miq, kundër Bosnjës më 3 qershor në ‘St.James' Park’ dhe Islandën më 7 qershor në ‘Wembley’, ndërkohë që në ‘Ero2024’ është në një grup me Serbinë, Dinamarkën dhe Slloveninë.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Berat Buzhala në ambiente...
BELGJIKE - “Informacioni i fundit që kemi është se ai nuk është gati për Euro2024”. Ishte shprehja e trajn...
AUSTRI - Në prag të miqësores ndaj Lihtenshtejnit, në konferencën për shtyp, krahas trajnerit Sylvinho, ishte mesfushori Klaus Gja...
SPANJE - Iñaki Williams dhe Patricia Morales janë bërë, pa pasur nevojë për zhurmë, një nga çiftet m&eum...
Sabitzer bëri një lojë shumë të mirë, por nuk mjaftoi ZVICER - Borussia Dortmund jo vetëm që iu afrua fit...
ANGLI - Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, Jude Bellingham u pyet në 'TNT' në lidhje me nënshkrimin e Kylian ...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo qau pa ngushëllim, pasi humbi Kupën e Arabisë Saudite me penallti kundër Al Hilal. Ambicia e tij sp...
TURQI - Mesfushori belg Dries Mertens nuk do të jetë mes protagonistëve të Kampionatit Evropian, por do të vazhdojë të j...
ITALI - Cesc Fabregas është shprehur hapur. Trajneri aktual i Como-s, dhe ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, beson se nuk është r...
AUSTRI - Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtypin në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024....