LIVE UPDATES
Sport

FOTO/ Nga Beogradi 2014, në Leskovc 2025! Mes kujtesës dhe ankthit të së tashmes...

Sot, në tetor 2025, gjithçka është më e kontrolluar, por më pak njerëzore. Asnjë prej nesh nuk lejohet të dali nga hoteli…

10 Tetor 2025, 23:13 Nga DOSJA

FOTO/ Nga Beogradi 2014, në Leskovc 2025! Mes kujtesës dhe ankthit

Nga Endi Tufa

SERBI - Nga Beogradi i vitit 2014, kur frika ishte ajri që thithnim dhe çdo hap dukej si një provokim i fatit, në 2025 Shqipëria sërish po kalon orët e fundit mbi tokën serbe. Të shtunën, në 20:45, do të luhet ndeshja në Leskovc dhe unë jam këtu, si i vetmi ndër njerëzit që i ka parë nga afër të dy skenat - atëherë dhe tani.

Sot, 24 orë para ndeshjes, gjithçka duket në qetësi. Por është pikërisht ajo qetësi që të rri mbi kokë si re e ulët. Krahasuar me 2014-n, ngarkesa psikologjike është më e lehtë, kthjellët, më e menaxhuar. Forcat e policisë janë kudo: në rrugë, në çdo aks, në hyrje e dalje, pranë hotelit tonë në periferi të Nishit, të vendosur mbi autostradë si gardianë të padukshëm. Dhe megjithatë, atmosfera nuk është shpërthyese si dikur, është e heshtur, pa gjeste agresive, por e shtrënguar fort nga rregullat.

Në tetor 2014, një natë para ndeshjes në Beograd, askush nuk na ndaloi të dilnim. Shkuam në qendër, ecëm nëpër rrugët e qytetit, hymë në një lokal për darkë, pimë një birrë dhe askush s’e mendoi se çfarë mund të ndodhte të nesërmen. Ishte çudia brenda normalitetit. Askush nuk e dinte se po ulej mbi një minë me sahat.

Sot, në tetor 2025, gjithçka është më e kontrolluar, por më pak njerëzore. Asnjë prej nesh nuk lejohet të dali nga hoteli. Jo për një kafe, jo për një shëtitje, as për të parë qytetin nga afër. Policët janë aty, jo për të na shoqëruar, por për të na mbajtur brenda një çadre sigurie që nuk duket, por ndihet në çdo hap.

Kjo nuk është panik, por parandalim. Nuk është alarm, por as liri. Forcat speciale, policia rrugore, barrierat fizike e psikologjike janë më të shumta se njerëzit që takojmë.

Dhe unë pyes veten: çfarë na pret nesër? A do të jetë gjithçka ashtu siç garantojnë autoritetet? E qetë, sportive, e kontrolluar, “normalitet i ri” për një ndeshje që ende mban plagë të vjetra?

Apo kjo heshtje është thjesht sipari para se dikush të shkundë skenën? Sepse në 2014 asgjë nuk dukej ogurzezë deri në momentin kur gjithçka shpërtheu. Ndërsa tani, gjithçka duket e qetë, aq qetë sa të kujton zhurmën që ke dëgjuar dikur, para stuhisë.

Unë jam këtu, sërish. Jo si spektator, por si dëshmitar i dy kohëve. Në Beogradin e 2014-s nuk e dinim çfarë na priste. Në Leskovcin e 2025-s, duket se të gjithë e dinë, por askush nuk e thotë…

Futbolli na solli këtu. Historia nuk na ka lënë të largohemi. Dhe nesër, fushat, flamujt dhe fryma do të tregojnë nëse kjo është përsëritje, apo mbyllje llogarish.


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen