12 Prill 2023, 17:55
Nga DOSJA
Christophe Galtier paralajmëron “procedime ligjore” pas akuzave për racizëm të ngritura nga Julien Fournier
FRANCE - “Christophe Galtier konteston me vendosmërinë më të madhe për akuzat se ka bërë vërejtje diskriminuese ndaj lojtarëve kur ai drejtoi në Nice”,- ka reaguar avokati i tij të mërkurën, në një deklaratë për shtyp dërguar AFP.
Tekniku 56-vjeçar, i cili u transferua nga Nice në PSG verën e kaluar, "mësoi me habi për komentet fyese dhe shpifëse" të raportuara nga ish-menaxheri i Nice, Julien Fournier në një letër të brendshme të transmetuar të martën nga disa media, tha avokati Olivier Martin, duke paralajmëruar “procedurat ligjore” që do të vijnë më pas.
Këtë të mërkurë në Nice-Matin, Julien Fournier ka dashur të reagojë ndaj informacioneve të transmetuara në valët e RMC, sipas të cilave, ish-drejtori sportiv i Nice i kishte dërguar një email sezonin e kaluar drejtuesve të Ineos, pronarit të klubit, për t'u ankuar për komentet raciste të bëra nga Christophe Galtier, atëherë trajner i klubit.
Në këtë email, të zbuluar nga RMC Sport dhe Romain Molina, raportohet se ish-drejtori i Nice shkruante në veçanti, se tekniku i kishte thënë se OGCN “nuk mund të kishte kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”.
“Aktualisht jam në Brazil larg kësaj polemike e cila bëhet në kurrizin tim,- ka reaguar Fournier në Nice-Matin. - Unë nuk jam në asnjë mënyrë përgjegjës për shpërndarjen e informacionit të brendshëm të klubit. Unë kurrë nuk kam qëlluar pas shpine, pavarësisht nga të gjitha mosmarrëveshjet tona me Christophe Galtier (...) Koha e këtyre zbulimeve më revolton po aq sa edhe përmbajtja e tyre.”
Në çdo rast, përmbajtja e kësaj letre hedh dritë mbi zbulimet e L'Équipe më 30 shtator 2022. Në atë artikull, u përmendej mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve, veçanërisht ajo e lindur nga menaxhimi i Ramazanit nga Galtier, ndërsa disa lojtarë myslimanë ishin pjesë e skuadrës së Nice.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Prill 2023, 17:28
Trajneri Christophe Galtier (majtas) dhe drejtori Julien Fournier te Nice
FRANCE - Julien Fournier, ish-drejtori i futbollit te Nice, e akuzoi trajnerin ma...
Sport
12 Prill 2023, 17:05
ANGLI - Në janar 2013, pak pasi Mario Balotelli u largua nga Manchester City për te Milan, punonjësit e stadiumit në Etihad gjetën di&c...
Sport
12 Prill 2023, 16:12
ANGLI - Të mërkurën, më 12 prill, Britania e Madhe dhe Irlanda dorëzuan zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët p...
Sport
12 Prill 2023, 15:42
SPANJE - Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal. Sulmuesi dardan po shkëlqen me Mallorca në La Liga. N&eum...
Sport
12 Prill 2023, 15:39
ANGLI - Paul Gascoigne (55 vjeç) luajti në nivelin më të lartë deri në vitin 2004, por futbollisti legjendar anglez ka kaluar ...
Sport
12 Prill 2023, 15:34
TIRANE - Sylvio Mendes Campos Júnior festoon për here të pare ditëlindjen e tij në Tiranë nën statusin e trajnerit t...
Sport
12 Prill 2023, 15:20
ARABIA SAUDITE - Mëngjesin e së mërkurës, 12 prill, Rudi Garcia u shkarkua nga Al Nassr për shkak të një konflikti që pa...
Sport
12 Prill 2023, 12:49
BRAZIL - Henrique Guedes da Silva, i njohur si Catahna në botën e futbollit, thotë se zgjodhi të luante për Spanjë...
Sport
12 Prill 2023, 12:38
ANGLI - Bayern nuk kaloi mirë në Mançester, pasi u mposht nga City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League m...
Sport
12 Prill 2023, 12:24
TUNIZI - Nizar Aissaoui , një futbollist 35-vjeçar tunizian, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz në p...