20 Dhjetor 2024, 23:44
Nga DOSJA

KOSOVE - Gjatë ceremoninë së shpalljes së më të mirëve të futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar një videomesazh të presidentit të UEFA-s, Gianni Infantino. “Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, futbolli ka bërë përparime të jashtëzakonshme në vendin tuaj dhe ekipet tuaja tashmë kanë arritur disa rezultate shumë mbresëlënëse. I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti juaj i atëhershëm dhe miku im i dashur, punoi aq shumë për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe dua të filloj duke i bërë homazhe një lideri të madh dhe një futbollisti të madh”, ka thënë Infantino.
Ai ka përmendur faktin që Kosova është në top-100 të ranglistës botërore me përfaqësuesen e futbollistëve dhe atë të futbollisteve. Ka folur edhe për programin përmes të cilit FIFA e mbështet futbollin kosovar.
“Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për futbollin në Kosovë, me ekipet e meshkujve dhe të femrave që aktualisht renditen në top-100 të renditjes së FIFA-s, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë në renditje. Kjo, sigurisht, nuk ka ndodhur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike që po bëhet nga presidenti Ademi dhe nga të gjithë ju. Po bëhet shumë për t’u dhënë vajzave dhe djemve mundësinë për të luajtur futboll, për të ofruar kushte më të mira, për të rritur standardet, dhe jam i sigurt se, me mbështetjen e programit FIFA Forward, ka ende shumë për t’u bërë në të ardhmen”, ka vazhduar Infantino fjalimin për komunitetin e futbollit në Kosovë.

Infantino ka theksuar se është entuziazmuar kur e ka vizituar Kosovën në vitin 2022, ndërsa ka përmendur kontributin e FIFA-s për përfshirjen e sistemit VAR në futbollin kosovar dhe ndërtimin e fushave me bar artificial. Ka thënë se rasti i Kosovës është dëshmi që FIFA, por edhe FFK-ja, janë në rrugën e duhur.
“Për më tepër, në nëntor 2023, ju lançuat strategjinë tuaj për futbollin e femrave, e cila synon të rrisë pjesëmarrjen dhe të përmirësojë standardet ndër lojtare – një tjetër objektiv kyç për zhvillimin e futbollit. Unë e di që e ardhmja e futbollit në Kosovë është në duar të mira dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë së saj. Nuk kam asnjë dyshim se ju do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë mendimit tuaj inteligjent dhe krijues, si dhe përmes vendosmërisë dhe punës suaj të palodhur. Ju tashmë keni shumë për çfarë të gëzoheni vitin e ardhshëm – dhe ju uroj suksese në fushatën e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës FIFA 2026, e cila për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe”, ka përfunduar adresimin presidenti i FIFA-s, Infantino.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Dhjetor 2024, 23:38
KORCE - Me një gol të Lleshit dhe një të Ze Gomes skuadra e Elbasanit ka likuiduar Skënderbeun në Korçë. Ekipi i dre...
Sport
20 Dhjetor 2024, 23:35
ITALI - Milani fitoi 1-0 në transfertë ndaj Hellas Verona-s në javën e 17-të të Serie A.
Në stadiumin "Bentegodi", pavar&eum...
Sport
20 Dhjetor 2024, 23:31
TIRANE - Asist dhe gol. Ishte kjo mënyra perfekte për t’u përshëndetur me tifozët e Partizanit, para se të nisë p&eum...
Sport
20 Dhjetor 2024, 17:01
SPANJE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e Granadas në LaLiga 2. 29-vje&cced...
Sport
20 Dhjetor 2024, 17:00
ITALI - Ish-mesfushori bardhezi, Simone Muratore, ka nisur së fundmi aventurën e tij të re si ndihmës trajner në sektorin e të r...
Sport
20 Dhjetor 2024, 16:57
GJERMANI - Vazhdojnë hetimet për shantazhe ndaj familjes së Michael Schumacher. Prokuroria e Wuppertalit është duke hetuar kët&eum...
Sport
20 Dhjetor 2024, 16:30
TIRANE - Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Mesfushori Fjoart Jonuzi, ndaj Teutës, me shumë gjasa, ka zhvilluar ndeshj...
Sport
20 Dhjetor 2024, 16:00
GJERMANI - Dosja e Kingsley Coman (28 vjeç) është e mbyllur, ose të paktën deri në merkaton e ardhshme të verës...
Sport
20 Dhjetor 2024, 15:30
SPANJE - Hansi Flick foli për mediat këtë të premte përpara ndeshjes kundër Atlético Madridit. Trajneri gj...
Sport
20 Dhjetor 2024, 15:00
SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, ...