24 Qershor 2022, 16:05
Nga DOSJA
ANGLI - Kepa Arrizabalaga është shumë i qartë për preferencat e tij për sezonin e ardhshëm. Pas një viti nën hijen e Edouard Mendy te Chelsea, portieri bask dëshiron të ketë një rol më shumë te ‘blutë’ e Londrës. Siç shpjegohet në një intervistë për ‘Marca’-n, ai e ka prioritet qëndrimin në ‘Stamford Bridge’, megjithëse nuk përjashton mundësinë për një ndryshim peizazhi, për të marrë më shumë minuta në lojë.
“Për momentin unë jam lojtar i Chelseas, por ajo që është e qartë për mua është se dua të luaj më shumë, sepse kam ardhur prej një apo dy vitesh ku, kur kam luajtur, kam pasur një paraqitje të shkëlqyer,”- thotë ish-lojtari i Athletic.
Kepa ka performuar mirë kur ka luajtur, edhe pse ai ka vetëm 13 ndeshje këtë sezon. "Kjo është arsyeja pse, për shkak të performancës së mirë që kam pasur, ndjenja është se dua të luaj më shumë. Unë jam te Chelsea dhe dua të kem sukses këtu. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, ne do të shohim mundësi të tjera, sepse objektivi im i qartë është të luaj".
Basku nuk ngutet, por ai do të bisedojë me Tuchel, se cili do të jetë roli i tij në ekip, përpara se të marrë një vendim. "Unë nuk jam i dëshpëruar. Në fund, jam në një klub të madh... Do të flas me trajnerin dhe do të vendosim, por me mesazhin e qartë se dua të luaj më shumë,"- thotë ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Qershor 2022, 15:42
SPANJE - Me Shakiran dhe Gerard Pique të ndarë, po vjen edhe padia e parë e madhe, pasi ndërsa këngëtarja kolumbiane dë...
Sport
24 Qershor 2022, 15:30
SPANJE - Barcelona po punon me shpejtësi të plotë për të aktivizuar levën e saj të parë ekonomike, që do t'i l...
Sport
24 Qershor 2022, 15:09
ZVICER - Kanë përfunduar ligat, futbollistët shijojnë pushimet e merituara, por drejtorët sportivë nuk ndalen. Është...
Sport
24 Qershor 2022, 14:22
Mbrojtësi holandez Sven Botman i Lille
ITALI - Pasi të jenë zgjidhur dhe firmosur kontratat e Maldinit dhe Massarës, kuqezinjtë e ...
Sport
24 Qershor 2022, 14:05
GJERMANI - Gnabry, 26 vjeç, është një nga lojtarët që kanë ëndërruar të mbërrijnë në Rea...
Sport
24 Qershor 2022, 13:42
ITALI- Ditën e premte është hedhur kalendari i Serie A për sezonin 2022/2023. Serie A pritet të fillojë fundjavën e së...
Sport
24 Qershor 2022, 12:57
ANGLI- Sezoni që sapo u mbyll për Manchester United nuk ishte pozitiv. Klubi nuk arriti dot pjesëmarrjen në Champions league dhe klima bre...
Sport
24 Qershor 2022, 12:33
ITALI- Ishte e vështirë të bindësh Milan Skriniar të largohej nga Inter, por siç zbulon Gazzetta dello Sport, propozimi nga PS...
Sport
24 Qershor 2022, 12:03
SHBA - Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë në bisedime për t'u rikthyer në një ring dhe për të luftuar ...
Sport
24 Qershor 2022, 11:31
SPANJE - Pas Jovic dhe Ceballos, ja një tjetër largim që pritet nga madrilenët. Kampionët e Europës kanë regjistruar ta...