"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Eventi u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” me pjesëmarrjen e personaliteteve të sportit dhe shumë të ftuarve të tjerë.
KORCE - Në qytetin e Korçës u zhvillua të hënën mbrëmja gala “Më të mirët e sportit 2024”, ku u vlerësuan 10 sportistët më të mirë të qarkut, përfaqësues nga disiplina të ndryshme sportive. Eventi u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” me pjesëmarrjen e personaliteteve të sportit dhe shumë të ftuarve të tjerë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përshëndeti mbrëmjen gala përmes një video-mesazhi, duke vlerësuar organizatorët dhe duke përgëzuar sportistët për sukseset e tyre gjatë vitit 2024.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e investimeve të mëtejshme në infrastrukturën sportive për t’i hapur rrugë arritjeve të tjera në të ardhmen. Më poshtë, përshëndetja e plotë e presidentit Duka për eventin “Më të mirë e sportit 2024” të Qarkut Korçë:
Të nderuar të pranishëm, personalitete e të ftuar!
Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem pjesë e kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme ku vlerësohen 10 sportistët më të mirë të qarkut Korçë për vitin 2024, qoftë edhe virtualisht. Tradita e shkëlqyer sportive e këtij rajoni, nga futbolli, atletika, deri te disiplina të tjera sportive, është një pasuri e çmuar për sportin shqiptar dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm. Ju përgëzoj për këtë organizim dhe vlerësoj jashtëzakonisht shumë faktin që jeni bërë bashkë për të festuar arritjet e sportit korçar në një event gala.
Dua të shpreh mirënjohjen time të gjithë fituesit që me talentin dhe përkushtimin e tyre kanë ngritur lart emrin e qarkut Korçë. Ju përfaqësoni një motiv të madh krenarie për popullin korçar.
Ju ftoj të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të përmirësuar infrastrukturën dhe mjediset sportive në zonën e Korçës, pasi është një aspekt shumë i rëndësishëm që kërkon të gjithë vëmendjen tonë.
Korça është një qytet sportdashës dhe prej shumë vitesh është dalluar për prodhimin e elementëve elitarë në sporte të ndryshme.
Falënderime të përzemërta për organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm dhe urime për të gjithë sportistët që janë sot pjesë e kësaj mbrëmjeje gala. Uroj që suksesi i sportit në Korçë e veçanërisht futbolli të vazhdojë të shkëlqejë edhe në të ardhmen!
B.T (Dosja.al)
DURRES - Edi Martini dhe Teuta kanë ndarë rrugët. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi n&e...
SPANJE - David Alaba, mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares austriake, më në fund është rikthyer në fushë....
Ansu Fati, me Jorge Mendes dhe babain e tij, Bori Fati SPANJE - Mbrëmë në Lisbonë ka pasur një takim mes p&eum...
ANGLI - Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim raportohet se ka dëmtuar një televizor të madh në dhomën e zhveshjes së ekipit ...
SPANJE - Javën e kaluar u përhap lajmi se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, janë ndarë...
SPANJE - Grupi Arzábal i restoranteve në Madrid, i themeluar dhe i udhëhequr nga shefat e kuzhinës Álvaro Castellanos dhe Iv...
AUSTRALI - Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të “Australian Open” në tenis, d...
TURQI - Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka filluar të punojë te Besiktas. Të shtunën ai u konfirmua si trajner i ri, ndoqi ndes...
GJERMANI - Më shumë se 200 ndeshje të Bundesligës nën kontrollin e tij, 44 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe mad...
Pas një edicioni të parë në 2024, "Grand Slami i shahut" i Magnus Carlsen do të rikthehet në shkurt SHBA - A do të p&eum...