4 Prill 2023, 17:25
Nga DOSJA
KOSOVE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka konfirmuar kandidaturën e Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Afati i fundit për shpalljen e kandidaturës ishte data 31 mars, ndërkohë që vendi mikpritës do të shpallet më 8 shtator të këtij viti.
"Komiteti Olimpik i Kosovës ka treguar interes për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë, ndërsa Komiteti Olimpik Portugez ka shprehur interesim për organizimin e Lojërave Mesdhetare të Plazhit 2027 në qytetin Portimão.
Dy komitetet olimpike duhet të dorëzojnë dosjet e tyre të kandidaturës deri në fund të qershorit. Ndërsa Komisioni do të bëjë për vlerësim, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare do të ketë vizita inspektuese”, thuhet në deklaratën e IOC.
Pritet që më 8 shtator në Heraklion të Greqisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kosova të zyrtarizohet si mikpritëse e Lojërave të 21-ta Mesdhetare.
"Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare është i kënaqur të mirëpresë interesin e dy komiteteve olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes", shtohet në deklaratë.
Kosova debutoi në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës në vitin 2018, ku fitoi tre medalje të arta dhe një të argjendtë. Xhudistet Distria Krasnići, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, ndërsa Ljioriana Kuka medalje të argjendtë.
Gjithsej 26 shtete janë pjesë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, disa prej të cilave nuk e njohin Kosovën dhe mbetet të shihet nëse kjo do të paraqesë problem për marrjen e të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Në Lojërat e fundit Mesdhetare, të zhvilluara vitin e kaluar në Oran të Algjerisë, morën pjesë 3.298 sportistë në 24 sporte të ndryshme, në gjithsej 234 disiplina.
Programi i Lojërave Mesdhetare aktualisht përfshin sporte si: not, atletikë, xhudo, basketboll, boks, futboll, gjimnastikë, hendboll, volejboll, karate, mundje dhe sporte të tjera.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2023, 17:03
ANGLI - Gary Lineker foli sërish, për një moment të pakëndshëm që kishte kaluar gjatë Kupës së Botës 19...
Sport
4 Prill 2023, 16:37
ANGLI - SunSport kupton se pronari Todd Boehly po përgatitet për një kërkim të gjatë dhe të plotë për një tr...
Sport
4 Prill 2023, 16:14
SPANJE - Në fillim të nëntorit, Sergio Ramos përmes llogarisë së tij në Instagram i tha lamtumirë biznesmenit ...
Sport
4 Prill 2023, 15:51
PORTUGALI - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pritet të zyrtarizojë këtë të martë edhe vendin organizator të Kampionatit Europian ...
Sport
4 Prill 2023, 15:43
ANGLI - Prej kohësh në rrjetet social zhvillohen sfida e lojëra të ndryshme dhe kur vjen puna tek futbolli nuk mund të mungojnë ed...
Sport
4 Prill 2023, 13:16
ANGLI - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli të mërkurën për Superligën dhe presionin në Angli, gjë që ç...
Sport
4 Prill 2023, 12:50
ITALI - Roberto Mancini i mbylli në fytyrë derën e rikthimit në kombëtaren italiane Mario Balotellit.
Mungesa e sulmuesve bë...
Sport
4 Prill 2023, 12:26
ITALI - “Allianz Stadium” (21:00) do jetë sonte dëshmitari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Italisë mes ...
Sport
4 Prill 2023, 12:01
ANGLI - Borsano ishte një njeri i vogël me aspirata të mëdha politike. Kishte një zgjedhje të përgjithshme afër qoshes...
Sport
4 Prill 2023, 11:16
SPANJE - Barcelona dridhet. Alexander Ceferin dhe UEFA nuk fshihen. Presidenti i befasoi të gjithë të hënën, duke e p&...