4 Maj 2023, 20:40
Nga DOSJA

ANGLI - Me 35 gola në fanelën e Manchester Cityt, pas fitores 3-0 ndaj West Ham United, në një ndeshje të mbetur nga java e 28-të, ylli norvegjez po kalon një sezon fantastik.
Në minutën e 71-të, i nisur në mënyrë ideale nga Jack Grealish, ai mundi të shënojë në portën e Lukasz Fabianski. Kështu, Erling Haaland tejkaloi rekordet e arritura nga Andy Cole dhe Alan Shearer në Premier League, të cilët kishin shënuar secili nga 34 gola për Newcastle në sezonin 1993-94, respektivisht për Blackburn në sezonin pasardhës.

Elita e futbollit anglez atëherë kishte 22 ekipe dhe sezoni përfshinte 42 ndeshje. Premier League u reduktua në 20 klube nga sezoni 1995-96.
Erling Haalandit iu deshën vetëm 31 paraqitje për të vendosur këtë rekord, ndërsa Cole dhe Shearer luajtën përkatësisht 40 dhe 42 ndeshje. Superylli norvegjez ka 51 gola të shënuar në të gjitha garat këtë sezon.
Pas këtij rezultati, Alan Shearer dhe Gary Lineker shkëmbyen mesazhe në Twitter pas paraqitjes spektakolare të yllit norvegjez të Manchester Cityt.
"Rekordi i Premier League për Erling Haaland, 35 gola. Është një çmenduri. Mendimet janë me Alan Shearer në këtë moment të vështirë", ka shkruar Lineker, ndërsa ish-sulmuesi i Anglisë ka reaguar menjëherë: "Nuk mund të kisha dashur më shumë, që të bëhej nga ky djalë i këndshëm. I deshën vetëm 28 vjet. Ai është më i miri!".

B.T (Dosja.al)
Sport
4 Maj 2023, 19:52
BARCELONË - Dani Alves, ish-kapiteni i Brazilit prej 6 janarit të këtij viti qëndron në burg në Barcelonë, pas akuzave t...
Sport
4 Maj 2023, 19:24
FRANCE - Brest triumfoi 2-0 përballë Nantes mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të xhiros së 33-të të...
Sport
4 Maj 2023, 19:04
ANGLI - Lojtarët e skuadrës angleze të Leeds tërhoqën vëmendjen në Angli, pasi u sollën keq para tifozë...
Sport
4 Maj 2023, 18:33
FRANCE - Të mërkurën, më 3 maj, Lionel Messi vendosi të largohej nga PSG, i pakënaqur me faktin që u përjashtua nga skua...
Sport
4 Maj 2023, 18:22
DURRES - 51N4E (Belgjikë) është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri të Durr...
Sport
4 Maj 2023, 17:04
UKRAINE - Kampionati ukrainas i futbollit vazhdon në kushte anormale. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet, duke i nd...
Sport
4 Maj 2023, 16:45
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand
ANGLI - Premier League zgjedh çdo vit banorë të rinj të "Hall of Fame" t&e...
Sport
4 Maj 2023, 16:23
ITALI - Jose Mourinho konsiderohet një mjeshtër i taktikave mbrojtëse dhe një mjeshtër i lojërave për rezultate, por edhe s...
Sport
4 Maj 2023, 15:50
ITALI - Finalja e sezonit do ta gjejë Zlatan Ibrahimovicin duke bërë gati valixhet për t’u larguar nga Milani, pasi k...
Sport
4 Maj 2023, 15:27
ANGLI - Trajneri i Chelsea, ish-kapiteni dhe legjenda e ‘bluve’ të Londrës, Frank Lampard, i cili aktualisht drejton përkohësish...