Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Lewandowski nuk mban më sekrete, tregon pse u largua nga Bayern: "Shpikën histori për të justifikuar shitjen"
Robert Lewandowski rikthehet për të fajësuar Bayern Munich. Në një intervistë për Espn, sulmuesi polak i Barcelonës i është kthyer kundër ish-klubit të tij, fajtor se ka shpikur histori të rreme për lamtumirën e tij me Bayern Munich
30 Korrik 2022, 17:58Nga DOSJA
GJERMANI- Robert Lewandowski rikthehet për të fajësuar Bayern Munich. Në një intervistë për Espn, sulmuesi polak i Barcelonës i është kthyer kundër ish-klubit të tij, fajtor se ka shpikur histori të rreme për lamtumirën e tij me Bayern Munich: "Lajmet e rreme u shpikën për të gjetur një argument që mund të justifikonte transferimin tim në sytë e tifozëve.
Më duhej të dëgjoja gjëra të pavërteta. Lëvizja ime nuk ishte e kushtëzuar nga ardhja e mundshme e Haaland. Disa njerëz nuk thanë të vërtetën, por diçka ndryshe”. Sulmuesi këmbënguli në argumentin e tij: “Gjithçka që ndodhi javët e fundit ishte shumë politikë.
Klubi u përpoq të gjente argumentet për të më shitur në një klub tjetër. Ndoshta tifozët dhe unë duhej ta pranonim këtë, edhe pse shumë marrëzi të rreme u thanë për mua”.