Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Supersfida e Premier League është gati: Manchester City - Arsenal (21:00) do të rrëmbejë skenën jo vetëm në Angli, por kudo në botë.
ANGLI - Në “Etihad Stadium” do të luhet sfida më e madhe e sezonit, me kampionët aktual që po kalojnë një super formë. Skuadra e Pep Guardiolës me ndihmën e tifozve do të kërkojë triumfin e radhës, që do të ishte një hap i sigurt për mbrojtjen e titullin kampion.
Në anën tjetër, Arsenali, i cili deri tani ka zhvilluar një super-sezon, në tre sfidat e fundit ka lëshuar terren në luftën për titull. Skuadra e Mikel Artetës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Liverpoolit, West Hamit dhe Southamptoni dhe diferenca me Man.City-n është vetëm 5 pikë, por “Citizens” kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Presioni i fundit të sezonit ka ndikuar jo pak te Arsenali, megjithatë londinezët janë të vetëdijshëm që për të luftuar deri në fund për titullin kampion, nuk duhet të humbasin në “Etihad”, ndërsa fitorja do të ishte një hap i sigurt për të siguruar titullin kampion që mungon prej vitit 2004.
Vëmëndja maksimale sonte do të jetë te Erling Haaland, i cili deri tani ka zhvilluar një sezon të mrekullueshme, duke thyer çdo rekord dhe sërisht ai do të jetë rreziku numër një për portën e Arsenalit. Ndërsa ‘Topçinjtë’ shpresojnë te Saka, Jesus dhe Martinelli, që në sfidat e fundit kanë qenë deçiziv me golat e tyre, pavarësisht se Arsenali është ndalur nga barazimet.
‘Topçinjtë’ do të kenë mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, pasi sërish nuk do të jetë në dispozicion William Saliba, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm Granit Xhaka, i cili nuk luajti edhe në ndeshjen e fundit
Statistikat nuk janë aspak në favor të skuadrës së Mikel Artetës, pasi fitorja e fundit e Arsenalit kundër Man.Cityt në Premier League është në sezonin e largët 2015-2016. Edhe në përballjen e fundit mes dy skuadrave në “Emirates” djemtë e Pep Guardiolës triumfuan 1-3 dhe rihapën garën për titullin kampion.
Përsa i përket historikut të përballjeve kjo do të jetë ndeshja e 188-të në histori. Arsenali ia ka dalë mbanë të fitojë 89 ndeshje. Nga ana tjetër, City ka triumfuar në vetëm 56 sfida dhe 42 kanë përfunduar në barazim.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Kur Girona nënshkroi me Valentin (Taty) Castellanon, ata e dinin se po nënshkruanin me një golashënues. Nj&eu...
ANGLI - Ish-futbollisti Julian Dicks (1968) ka rrëfyer se si u shërua nga falimentimi, falë një kombinimi të golfit...
FRANCE - Kjo është dosja që do të shkundë fundin e sezonit te Paris Saint-Germain. Ndërsa pas Kupës së Botës, Lione...
ANGLI - Në vitin 2023, Wimbledon dëshiron të shmangë polemika. Në fund të marsit, All England Lawn Tennis Club njoftoi se l...
FRANCE - Formula 1 vazhdon të shtojë shkëlqim në programin e saj. Kategoria më e mirë e motorsportit do të nisë n...
BRAZIL - Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues tha të martën se ishte i gatshëm të priste deri n...
ANGLI - I zbritur në D2 në fund të sezonit të kaluar, Burnley do të luajë në Premier League nga vera e ardhshme. Skuad...
ANGLI - Unai Emery nuk mund të ndalojë së bëri mrekulli me Aston Villa, teksa skuadra e tij fitoi sërish të martën kundë...
SPANJE - 25 prilli na rezervoi një surprizë të madhe... në Girona. Real Madridi humbi këtë të martë me rezultat 4...
SPANJE - Barcelona gëzon një epërsi prej 11 pikësh ndaj Realit dhe ka arritur të tërheqë të gjithë v...