Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ivan Balliu, mbrojtësi kuqezi që luan me Vallecanon, bën humor: “Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjolët sillen mirë në fushë, atëherë le t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë”.

GJERMANI - Shqipërisë i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në ‘Euro 2024’. Një mision i vështirë, por jo i pamundur sidomos për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/16-tat dhe ndaj kuqezinjve besohet se do të zbresin në fushë me rezervat.
Në një intervistë për ‘Marca’, Ivan Balliu, i cili luan në La Liga me Vallecanon, thekson se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi i ndeshjes dhe momenteve të saj.
“Nico Williams dhe Yamine Lamal janë të frikshëm, janë dy të “paturp” në fushën e lojës. Nuk rreshtin së kërkuar, insistuari. Ndoshta nuk ia dalin të të kalojnë në një apo dy raste, por të mbajnë në tension gjatë gjithë kohës sepse mbrojtësi e di që ata nuk dorëzohen.
Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e pashë me shokët e Kombëtares. Ata më bënë shumë pyetje për lojtarët spanjolë, sidomos për Nico Williams, sepse Lamal e njohin pak më tepër. Por, ua bëra të qartë se çfarë niveli kanë këta dy lojtarë.
Nuk e di nëse mund të konsiderohet një avantazh që një pjesë e titullarëve nuk do të jenë nga minuta e parë me Shqipërinë, Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca. Aty ka emra si Dani Olmo, Ferran Torres, apo Ayoze Perez. E patë sa punë i hapi Italisë ky i fundit?

Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur.
Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjolët sillen mirë në fushë, atëherë le t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë.
E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Europianit. E sigurt është vetëm që do të fitojmë në tribuna, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur me Kombëtaren kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është spektakolare”,- është shprehur Balliu.
Ivan Balliu, i cili nuk kishte shkelur në Shqipëri para “Po”-së për Kombëtaren, ndihet si “një më shumë në ekip”. Në një dhomë zhveshjeje multikulturore, ku fliten shumë gjuhë, ai tashmë ka filluar të flasë në shqip. “Disa gjëra tashmë i them dhe i kuptoj”, shpjegon Balliu, i cili ka parë rritjen mbresëlënëse të Tiranës në vetëm pak vite dhe që këtë verë planifikon të vizitojë plazhet spektakolare të jugut.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00,...
GJERMANI - Pas barazimit 2-2 ndaj Kroacisë, Shqipëria beson sërish për kualifikimin në fazën e 16-të të Euro 2024. Ev...
GJERMANI - Mesfushori i Polonisë, Piotr Zieliński, komentoi në kanalet zyrtare të UEFA-s humbjen ndaj Austrisë, e cila dënon kombë...
ZVICER - UEFA i ka kushtuar një artikull special investimit më të madh në historinë e sportit shqiptar, stadiumit "Air Albania". Impakt...
SPANJE - Durim. Ky është konkluzioni që shërbimet mjekësore i kanë përcjellë trajnerit Hansi ...
GJERMANI - Shumica e debateve në Portugali sillen rreth Cristiano Ronaldos. Vazhdon të jetë referencë (e dukshme), por nuk ësht&...
GJERMANI - Nga 24 kombe në Euro, skuadra e Francës ka ende mundësinë të përballet me 14 skuadra në raundin e 16-të. N&eu...
FRANCE - Historia mes PSG-së dhe Kylian Mbappé do të përfundojë keq, apo edhe më keq, nga sa pritej verën e kaluar, ...
GJERMANI - Se çfarë po luan Anglia në këtë edicion të Europianit është e vështirë t...
GJERMANI - Belgjika dhe Rumania përballen sot, të shtunë, në stadiumin e Këlnit (21:00) në një ndeshje që mund të...